Tiranë, vodhi 200 mijë €, arrest me burg punonjëses së bankës

Postuar në 18 Korrik, 2014 07:16

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e “arrestit me burg” për një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë në Tiranë, e cila dyshohet nga Prokuroria për vjedhjen e llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, me një dëm rreth 200 mijë euro. Masa e sigurisë sapo është ekzekutuar nga oficerët e Policisë së Shtetit.
 
Sipas hetimit të Prokurorisë, shtetasja A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e shtetasve llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.
 
Prokuroria e Tiranës e ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga drejtuesit e bankës ku ushtronte funksionet shtetasja A. Aliaj, pas shqetësimeve që shumë klientë kishin paraqitur. Pas hetimeve paraprake, Prokuroria e akuzon shtetasen A. Aliaj për kryerjen e veprës penale tё “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimit tё dokumenteve nga personi qё ka pёr detyrë lëshimin e tyre”.
 
Ndërkohë, po vijon hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar shtetasen nën hetim për të realizuar qëllimet e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.