Fier, arrestohet inspektori i krimeve merrte ryshfet bashkë me 2 Rrugorë

Postuar në 17 Korrik, 2014 08:58

- Shërbimi Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ka ndaluar një efektiv policie, i akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim.
 
Sipas policisë, është ndaluar inspektori i krimeve Antonio Nazëraj, ndërsa ndalimi i tij erdhi pas urdhrit të të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier ndaj tij.  
 
Ndalimi i Nazëraj, u bë pasi nga hetimi i kryer rezultoi se në bashkëpunim me dy punonjës të Policisë së qarkullimit rrugor, të arrestuar në datën 02.05.2014, në bashkëpunim, kanë kryer veprën penale “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.
 
Nazëraj mban detyrën e ndihmës-specialistit, për hetimin e krimeve të hapura në Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.