Arkiv-Lajme të përditësuara

Pezullohet dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Hysa: S’kam bërë shkelje.

Postuar në 11 Korrik, 2014 10:31

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa është pezulluar nga detyra pas Urdhrit të Rektorit të këtij Fakulteti, Ali Refatllari, bazuar edhe në rezultatet e auditit brenda institucionit arsimor.
 
Nga auditi i realizuar, sipas Rektorit Refatllari janë konstatuar abuzime financiare në Fakultetin e Mjekësisë, gjë që ka çuar në marrjen e vendimit për pezullimin e Dekanit Bajram Hysa.
 
 

Procedohen 8 policë, u kapën në gjumë, me alkool e disa pa kapele.

Postuar në 11 Korrik, 2014 07:13

Drejtoria e Inspektimit përfundon kontrollin 2 javor në vendet ku kryejnë shërbim punonjësit e policisë në Tiranë. Në fund të inspektimit mësohet se nga kjo zyrë i është dërguar informacion Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri dhe rastet i janë referuar Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për marrjen e masave administrative për punonjësit e kapur keq në shërbim.

Ndihmësekretarja e DASH, nesër në Tiranë, takim me liderët politikë.

Postuar në 11 Korrik, 2014 04:14

Ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Cështjet e Europës dhe EuroAzizë, Viktoria Nuland viziton më 12 Korrik Shqipërinë.
 
Departamenti amerikan i Shtetit, i cili konfirmon vizitën e zyrtares së DASH në Tiranë, bën gjithashtu të ditur se Nuland do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe liderëve politikë për të diskutuar çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, duke përfshirë integrimin euro-atlantik të vendit tonë në Bashkimin Europian.
 

Punimet, tuneli i Krrabës ende i mbyllur, sot pritej të lejohej kalimi.

Postuar në 11 Korrik, 2014 04:10

Ishte paralajmëruar të ishte i hapur për kalimin e automjeteve, por tuneli i Krrabës vijon të jetë i mbyllur për një afat të pacaktuar.
 
Tuneli ishte bllokuar prej 2 javësh për shkak të punimeve në këtë aks, ndërsa kompania kishte njoftuar se tuneli do të hapej gjatë ditës së djeshme.

Bllokimi i autostradës vjen si pasojë e mos mbarimit të punimeve të tunelit që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Kalimi i mjeteve pas bllokimit të autostradës bëhet nga rruga e vjetër.

Naco: Mungoj unë dhe KLD fut në rend dite emërime gjyqtarësh.

Postuar në 11 Korrik, 2014 04:02

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që pritet të mbahet sot në orën 15:00 për të futur në rendin e ditës edhe emërime gjyqtarësh. Akuza është bërë nga vetë ministri Naço, i cili sqaroi për mediat se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.
 

Armët, Rama: Pas Lazaratit kontrolle për mbledhjen e tyre.

Postuar në 10 Korrik, 2014 08:39

Në seancën e radhës  salla e Kuvendit të Shqipërisë ështe ndezur nga debatet gjatë diskutimeve për projektligjin për “përdorimin e armëve”.

Këshilli Ndërakademik:Gjuha Shqipe lëndë e veçantë në shkollën e mesme.

Postuar në 10 Korrik, 2014 08:36

Këshilli Ndërakademik ka propozuar ndër të tjera që Gjuha Shqipëri të mësohet gjatë tre viteve në shkollat e mesme, e ndarë nga Letërsia, si dhe të jepet provim pjekurit në përfundim të shkollimit parauniversitar. Po kështu, gjatë mbledhjes së Këshillit u diskutua edhe çështja e sintaksës në shqipen standarde.
 
Në deklaratën e Këshillit Ndërakademik u vendos edhe hartimi i teksteve për fëmijët e emigrantëve dhe ngritja e një departamenti të veçantë për gjuhën shqipe.
 
Deklarata e Këshillit Ndërakademik i Gjuhës Shqipe
 

Shkodër e Vlorë, digjen 3157 rrënjë kanabisi, 23 parcelat pa pronar.

Postuar në 10 Korrik, 2014 05:58

Operacioni anti-drogë i Policisë së Shtetit vijon të zbuklojë dita-ditës parcela të mbjella me lëndë narkotike, kryesisht në zona të thella dhe terrene të vështira në jug dhe very të vendit.

Në fshatin Lapardha të Vlorës janë zbuluar 9 parcela të mbjella me kanabis sativa, ndërsa janë asgjëruar 1025 rrënjë bime narkotike me një lartësi nga 1 deri në 1.7 metra.
 
 
Në Shkodër janë zbuluar 14 parcela me lëndë narkotike

Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak janë gjetur dhe asgjësuar 8 mini parcela me 850 rrënjë Canabis Sativa.

“Mos më ktheni në Shqipëri, nuk jam unë vrasësi që ju kërkoni”

Postuar në 10 Korrik, 2014 03:08

Një emigrant shqiptar me banim në Ohio (Ohajo) po lufton në gjyq përpjekjen për ta ekstraduar në Shqipëri ku e pret burgu për një vrasje me dashje. Por  41-vjeçari Altin Hasani këmbëngul se nuk është ai autori i vrasjes dhe se autoritetet amerikane po e ngatërrojnë me vrasësin e vërtetë.

Qeveria shqiptare e ka dënuar në mungesë në vitin 1999. Në një intervistë për televizionin amerikan  10TV, Altin Hasani thotë se arrestimi i tij është si një ëndërr e keqe.

Veliaj i jep këstin e parë ish-të përndjekurve: Me ju, abuzim politik.

Postuar në 10 Korrik, 2014 03:06

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj ka thënë se  është abuzuar politiksht me ish të përndjekurit. Ndërsa shpërndau fondin për ish-të përndjekurit që nuk kanë marrë asnjë këst, ai tha se  është e pamoralshme që kjo pjesë nuk është dëmshpërblyer.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara