Punimet, tuneli i Krrabës ende i mbyllur, sot pritej të lejohej kalimi.

Postuar në 11 Korrik, 2014 04:10

Ishte paralajmëruar të ishte i hapur për kalimin e automjeteve, por tuneli i Krrabës vijon të jetë i mbyllur për një afat të pacaktuar.
 
Tuneli ishte bllokuar prej 2 javësh për shkak të punimeve në këtë aks, ndërsa kompania kishte njoftuar se tuneli do të hapej gjatë ditës së djeshme.

Bllokimi i autostradës vjen si pasojë e mos mbarimit të punimeve të tunelit që lidh kryeqytetin me Elbasanin. Kalimi i mjeteve pas bllokimit të autostradës bëhet nga rruga e vjetër.

Tuneli është hapur për të gjithë qytetarët vitin e kaluar para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare.

  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.