Shkodër e Vlorë, digjen 3157 rrënjë kanabisi, 23 parcelat pa pronar.

Operacioni anti-drogë i Policisë së Shtetit vijon të zbuklojë dita-ditës parcela të mbjella me lëndë narkotike, kryesisht në zona të thella dhe terrene të vështira në jug dhe very të vendit.
Në fshatin Lapardha të Vlorës janë zbuluar 9 parcela të mbjella me kanabis sativa, ndërsa janë asgjëruar 1025 rrënjë bime narkotike me një lartësi nga 1 deri në 1.7 metra.
Në Shkodër janë zbuluar 14 parcela me lëndë narkotike
Në vendin e quajtur Fshati Barcollë, Komuna Shllak janë gjetur dhe asgjësuar 8 mini parcela me 850 rrënjë Canabis Sativa.
Në vendin e quajtur Fshati Vig, Komuna Vig – Mnelë janë gjetur dhe asgjësuar 9 parcela me 1175 rrënjë Canabis Sativa.
Në vendin e quajtur Fshati Dedaj, Komuna Shkrel, e rrethit Malësi e Madhe, janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 107 rrënjë Canabis Sativa.
Për të gjitha këto parcela, ende nuk janë identifikuar personat që e kanë mbjellë lëndën narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa pronar.
Add new comment