Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg kanabis sativa, doli nga Lazarati.

Postuar në 08 Korrik, 2014 03:29

Ndërsa policia prej ditësh ka “pushtuar” Lazaratin, dyshohet se nga ky fshat droga “rrjedh”. Policia e gjirokastrës në bashkëpunim me Sektorin Kunder Narkotikeve kanë sekuestruar plot 100 kilogram lënë narkotike, kanabis sativa.  
 
Gjatë operacionit të koduar, “Piksi”, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, droga është sekuestruar ndërsa  po transportohej me mushka nga Mali i Gjerë, në Gryk të lumit Piks për në drëjtim të Vlorës.
 

Edhe pse në kërkim, Prokuroria kërkon ekstradimin e Gëzim Çelës.

Postuar në 07 Korrik, 2014 15:16

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot në konkluzionet përfundimtare ekstradimit në Itali të bosit të kokainës Gëzim Çelaj, për ekzekutimin e këtij vendimi vetëm pas përfundimit të procesit në Tiranë për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 2.5 mln euro.

Kërkesa u bë nga prokuroria Elina Kombi ndërsa priten edhe konkluzionet e mbrojtjes para se të shprehet gjykata. Për këtë vendim të autoriteteve italiane të cilat e kanë dënuar me rreth 11 vite burg për trafik droge.

Itali, plagoset me armë shqiptari Policia heton për agresorin.

Postuar në 07 Korrik, 2014 15:14

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të së hënës me armë në rrugët e qytetit të Ternit.
Ka qenë ora 02:00 e mëngjesit kur shqiptari është plagosur nga disa plumba në bark. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Santa Marias, ku është duke marrë edhe mjekimin e nevojshëm.
 
Policia italiane ka filluar hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjeve dhe për të identifikuar agresorin, i cili ka mundur të largohet.
 
Mësohet se policia është njoftuar nga disa banorë të zonës të cilët kanë dëgjuar 2 të shtëna dhe një person që kërkonte ndihmë.

300 ditë qeveri Rama, Basha: Statistikat flasin për dështim.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:39

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në këto 300 ditë qeverisje në të gjitha drejtimet. Nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së Basha tha se statistikat flasin qartë për një dështim.

Itali,kapen në Puglia 2 ton drogë me vlerë 9 mln €, 4 shqiptarë në pranga.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:36

Më shumë se dy ton marijuanë me vlerë mbi 9 milionë euro, janë sekuestruar në Puglia në një gomone që vinte nga Shqipëria. Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë i mundur në sajë të operacionit që zhvilluan forcat e policisë së Puglias në bashkëpunim në ato të Toskanës dhe Romës. Gjatë aksionit u sekuestruar edhe 537 fishekë kallanishkovi, të prodhuara në Bashkimin Sovjetik, dhe një pistoletë. Ndërkaq, u bë i mundur arrestimi i 4 korrierëve shqiptarë të drogës, të moshës 23 deri në 37 vjeç, të cilët ishin pajisur me vizë turistike.

Protesta në Maqedoni, Memeti: Apel protestuesve të jenë gjakftohtë.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:35

Në një lidhje telefonike për A1 Report, Avokati i Popullit në Maqedoni Ixhet Memeti shprehet se protestat janë duke u zhvilluar pasi opinionit publik nuk iu hoqën dilemat që kishte për procesin “Mostra”. Përmes televizionit të A1 Report, Memeti u bën thirrje protestuesve që të jenë gjakftohtë, ndërsa forcave të policisë u bën apel që të bëjnë detyrën duke mos ushtruar dhunë.
 

Ali Ahmeti me ambasadorin e SHBA: Do kërkojmë monitorim ndërkombëtar.

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:32

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në prononcimin e tij të parë për protestat kundër rastit Monstra dhe dënimin me burg të përjetshëm të pesë personave ka theksuar se është e drejte e çdokujt që të protestojë dhe të shpreh pakënaqësinë e tij. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pol Uolers tha se dhuna nuk i ndihmon procesit.
 

Peshkopi, vidhen 3 servera në shkollën profesionale, 2 mln lekë

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:30

– Shkolla e mesme profesionale në Peshkopi ka rënë pre e një grabitjeje.

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur 3 servera në vlerën 2 milionë lekë në kabinetin e Informatikës.

Autorët e grabitjes kanë hyrë në laboratorin e informatikës, i cili ndodhet në katin e katërt të shkollës, duke thyer me levë bravën e derës.

Vlorë, asgjësohen 770 bimë  narkotike kanabis sativa

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:28

770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Nga efektivat e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur që në fshatin Mavrovë të Komunës Kotë të zbulohen dhe asgjësohen 770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa të cilat ishin të kultivuara në 7 parcela të ndryshme.  

Sipas policisë u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i bimëve narkotike.

I tha të mos hidhte plehrat në rrugë shqiptari e tërheq zvarrë me kamion

Postuar në 07 Korrik, 2014 11:27

Një person 28 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për tentativë vrasjeje në Itali. 

28-vjeçari me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së shtunës ka marrë kamionin e tij dhe ka tërhequr zvarrë një djalosh i cili i kishte treguar shqiptarit që të mos shkarkonte në mënyrë të paligjshme mbeturinat në rrugë. 

Pronari i një ofiçine aty pranë dhe djali i tij të cilët vunë re se shoferi i furgonit po shkarkonte mbeturinat në zonën e Bolzanetos, i thanë që duhet të ndalonte.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara