I tha të mos hidhte plehrat në rrugë shqiptari e tërheq zvarrë me kamion

Një person 28 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u arrestua për tentativë vrasjeje në Itali.
28-vjeçari me origjinë shqiptare, mbrëmjen e së shtunës ka marrë kamionin e tij dhe ka tërhequr zvarrë një djalosh i cili i kishte treguar shqiptarit që të mos shkarkonte në mënyrë të paligjshme mbeturinat në rrugë.
Pronari i një ofiçine aty pranë dhe djali i tij të cilët vunë re se shoferi i furgonit po shkarkonte mbeturinat në zonën e Bolzanetos, i thanë që duhet të ndalonte.
Menjëherë 28-vjeçari gjaknxehtë, i dha një grusht pronarit të ofiçinës dhe më pas mori djaloshin dhe filloi ta zvarriste në rrugë për 10 metra me radhë. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë lajmëruar policinë./Shekulli/
Add new comment