Edhe pse në kërkim, Prokuroria kërkon ekstradimin e Gëzim Çelës.

Postuar në 07 Korrik, 2014 15:16

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot në konkluzionet përfundimtare ekstradimit në Itali të bosit të kokainës Gëzim Çelaj, për ekzekutimin e këtij vendimi vetëm pas përfundimit të procesit në Tiranë për trafikimin e një sasie kokaine me vlerë 2.5 mln euro.

Kërkesa u bë nga prokuroria Elina Kombi ndërsa priten edhe konkluzionet e mbrojtjes para se të shprehet gjykata. Për këtë vendim të autoriteteve italiane të cilat e kanë dënuar me rreth 11 vite burg për trafik droge.

Çela është arrestuar në vitin 2009 dhe lënë më pas në arrest shtëpie dhe pretendon se e ka shlyer dënimin. Muajin e kaluar Çela ishte objekt i një operacioni të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe policisë Kosovare.

Çela mundi t'i shpëtonte arrestit ndërsa policia sekuestroi 2 laboratorë droge, një në Fushë-Kuqe dhe një në Kosovë. Vëllai i tij Kujtim Çela i arrestuar në këtë operacion u mor në pyetje nga Krimet e Rënda edhe për vrasjen e bankierit Artan Santo në Tiranë, për shkak të disa transfertave monetare të kryera me bankën e viktimës.

Sipas burimeve marrja në pyetje është kryer në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen pasi vetë ka qenë në qeli kur ndodhi vrasja e bankierit, ndërsa po ato ditë u ndodhi fatkeqësia e ndarjes nga jeta të babait të tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.