Arkiv-Lajme të përditësuara

Legalizimi, Lame: 45 mijë dosje me probleme nga koha e PD-së.

Postuar në 04 Korrik, 2014 05:55

45 mijë dosje të dorëzuara nga qytetarët për të bërë legalizimin e banesave  gjatë qeverisjes së Partisë Dekookratike do të rishikohen dhe do të ribëhen matjet pasi janë të paplota. Kreu i ALUIZNIT, Artan Lame tha  se këto dosje janë me probleme, megjithatë ai ka theksuar se qytetarët që kanë një dosje të tillë do paraqiten pranë zyrave të ALUIZNIT dhe do u ribëhen matjet pa paguar asnjë gjë shtesë. 
 

Tentoi të hidhej nga mbikalimi Policia i shpëton jetën 22-vjeçares.

Postuar në 04 Korrik, 2014 02:53

Një vajzë e re fatmirësisht është shpëtuar nga forcat blu në tentativën e saj për t’i dhënë fund jetës. Rreth orës 04:30 të mëngjesit të së Premtes 22-vjeçarja tentoi të hidhej nga mbikalimi te Kthesa e Kamzës.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje bashkë me forcat zjarrfikëse, negocioi dhe bindi vajzën që të zbriste.
 
Nuk dihet identiteti i vajzës së re që tentoi të hidhej, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes. 

Aksion në Fushë-Kuqe, RENEA 3 të shoqëruar për Artan Santon.

Postuar në 04 Korrik, 2014 02:51

Zbardhja e atentatit në Artan Santos, i cili drejtonte një bankë të nivelit të dytë, ka çuar dje dhjetëra forca speciale në zonën e Fushë Kuqes, ndërsa janë shoqëruar dhe tre persona emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur. Aksioni i policisë i drejtuar nga krerët e Policisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit, ka nisur me postblloqe të shumta në këtë zonë, ndërsa është vazhduar me kontrolle në shumë banesa të Fushë Kuqes deri në zonën e Ishmit, ku dhe kanë humbur gjurmët dy atentatorët e Santos. Aksioni i policisë ka vazhduar deri në orët e vona të ditës së djeshme.

Lazarat, 400 kg drogë fshehur në bodrumin e nëndheshëm të shtëpisë.

Postuar në 04 Korrik, 2014 02:45

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shpallur në kërkim një tjetër banor i Lazaratit pasi në shtëpinë e rij u gjet një sasi e konsiderueshme droge. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Gjirokastrës, vijon operacionin në Lazarat, i cili sot shënon ditën e 20 të ndërhyrjes në këtë fshat.
 

Pas dënimit për fjalorin, Berisha vjen duke ofenduar Ina Ramën.

Postuar në 03 Korrik, 2014 12:18

 Ish-kryeministri Berisha, është rikthyer në sallën e Parlamentit, me një fjalor edhe më banal se ai i përdorur disa seance më parë për të cilin Byroja e pezulloi me 10 ditë. Berisha nga foltorja e Kuvendit ka përmendur sërish fjalë fyese, ndërsa është shprehur se etiketimet puciste dhe lavire bulevardi ndaj Ina Ramës, kanë qenë pak prej tij!
 
…..

Reforma në Drejtësi, Venecia OK amendimeve Kodit Civil e Penal.

Postuar në 03 Korrik, 2014 09:07

Komisioni i Veneciave i ka hapur dritën jeshile amendimeve në Kodin Civil e Penal që pritet të bëhen nga Ministria e Drejtësissë.  Pas kërkesës drejtuar Komisionit të Venecias nga ministri Nasip Naço për dhënien e një opinioni, më 17 mars të këtij viti, Ministria e Drejtësisë konfrimon përgjigjen nga ky Komision ku ndër të tjhera thuhet se:

Invalidët, reagon bashkia: Ministri mos fshihet pas sulmeve politike.

Postuar në 03 Korrik, 2014 06:42

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëbe. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë.

Sipas bashkisë së Tiranës Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.

Motori përplas nga pas makinën vdesin 2 personat, ishin pa kokore.

Postuar në 03 Korrik, 2014 06:41

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur mesditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë. Mësohet se një motor është përplasur me pjesën e prapme të një automjeti tip "Ford", dhe për pasojë ka sjellë vdekjen e 2 personave që po udhëtonin me motor.  
 

Kavajë, arrestohet një person akuzë për shfrytëzim prostitucioni.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:30

Arrestohet pas një pune të mirë organizuar nga ana e komisariatit të policisë së Kavajës, Shpetim Tatani.  43-vjeçari, ishte shpallur në kërkim nga policia pas vendimit të gjykatës së apelit në Durrës.

Mbi të, është dhënë masa arrest me burg, për veprën penale të shfrytëzim prostitucionit si dhe mbajtjen e përdorimin e lokaleve, për ushtrim prostitucioni.

Nga burimet, mësohet se 43-vjeçari Shpetim Tatani, ishte lindur dhe banonte në fshatin Karpen të Kavajës.

Sot 1 javë nga ekzekutimi i Artan Santos, hetime në 2 pista.

Postuar në 03 Korrik, 2014 03:28

Zbardhen dëshmitë e punonjësve të bankës të cilët kanë qenë në punë në ditën e krimit. Ndërkaq sot mbushet 1 javë nga atentati vdekjeprurës ndaj kreut të bankës Credins Artan Santo, ndërsa janë vetëm dy persona të ndaluar në lidhje me këtë krim. Policia dhe prokuroria kanë ngritur një grup hetimor të gjerë ku marrin pjesë specialistët më të mirë të krimeve të rënda. Aktualisht janë disa pista që po hetohen në lidhje me këtë vrasje, por dy kryesoret janë ato të trasaksioneve bankare me Azerbaxhanin dhe kokaina e kapur në Mal të Zi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara