Reforma në Drejtësi, Venecia OK amendimeve Kodit Civil e Penal.

Postuar në 03 Korrik, 2014 09:07

Komisioni i Veneciave i ka hapur dritën jeshile amendimeve në Kodin Civil e Penal që pritet të bëhen nga Ministria e Drejtësissë.  Pas kërkesës drejtuar Komisionit të Venecias nga ministri Nasip Naço për dhënien e një opinioni, më 17 mars të këtij viti, Ministria e Drejtësisë konfrimon përgjigjen nga ky Komision ku ndër të tjhera thuhet se:

Në përgjithësi drafti i propuzuar për Kodin Civil e Penal rezulton të jetë konform standarteve dhe pritet të përmirësojë eficencën e sistemit gjyqësor. Në konkluzionit e tij, Komisioni shprehet se gjobat për avokatët që zvarrisin procedurat gjyqësore janë të pranueshme gjithmonë nëse drafti parashikon masa që përjashtojnë arbitraritetin. 

Në përgjigjen e tij, Komisioni i Venecias thekson se mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për asistencë të mëtejshme mbi këto amendamente dhe vecanërisht për reformat e thella në sistemin gjyqësor. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.