Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasja e Santos, 100 mijë euro kush denoncon online, ruhet anonimati.
Në përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 qershor, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë. Në faqen zyrtare online të Policisë së Tiranës www.tiranapol.org, është krijuar një hapësirë për të gjithë ata persona që kanë informacione mbi ngjarjen, por duke ruajtur anonimatin.
SHISH dërgon në prokurori një përgjim për vrasjen e Artan Santos
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi Lika, i ka dorëzuar kryeprokurorit Adriatik Lalla, një raport me informacionet dhe përgjimet që lidhen me zbardhjen e vrasjes së Artan Santos.
Menjëherë pas dështimit për identifikimin e autorëve të vrasjes së Santos, përmes filmimeve dhe fotove, prokuroria ka filluar bashkëpunimin me shërbimet sekrete. Kreu i SHISH, i ka dorëzuar kryeprokurorit Adriatik Lalla, një raport me informacionet dhe një përgjim që është mundur të sigurohet për këtë çështje.
Lazarat, arrestohet i dënuari me 5 vjet burg për trafik droge
Një 26-vjeçar është arrestuar diten e sotme, gjatë operacionit të Policisë së Shtetit në Lazarat. Prangosja eshte kryer gjate veprimeve për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Njoftohet se 26-vjeçari Belul Toto, është arrestuar paraditen e sotme, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Nga burimet e policisë, mësohet se Toto ishte dënuar me 5 vite burg për trafik droge.
Qytetarët nga Tirana “dynden” drejt plazheve në Durrës, “bllokohet” autostrada
Qytetarë të shumtë nga Tirana kanë vërshuar në orët e para të ditës së sotme në drejtim të Durrësit.
Pushimi i fundjavës dhe temperaturat e larta janë bërë shkak që shumë familje ti drejtohen zonës së Durrësit për të kaluar të dielën në plazh.
Megjithatë që në orët e para të ditës, autostrada Tiranë-Durrës ka pasur një dendësi të madhe automjetesh.
Vazhdon aksioni ne Lazarat, gjenden 2 ton droge
Policia në Lazarat njoftoi se ka gjetur edhe gati 2 tonelata të tjera hashash, të fshehura nëpër banesat e fshatit.
Njoftohet se janë gjetur edhe armë e municione, vaj hashashi dhe disa kilogramë farë të së njëjtës bimë, ndërsa kontrollet shtëpi më shtëpi vazhdojnë.
Gjatë ditës së shtunë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, që bashkë me katër të arrestuar një ditë më parë, 3 prej të cilëve femra të akuzuara për kultivim hashashi, e çojnë në 34 totalin e personave të shoqëruar.
Laç, operacioni për motorrin sekuestrohen 1077 makineta
Gjatë operacionit të Policisë së Shtetit për zbulimin e gjurmëve të autorëve të vrasjes së biznesmenit Artan Santo, në zonën e Fushë-Kuqes në Laç janë bllokuar rreth 1077 paisje kompjuterike të lojërave të fatit. Këto paisje janë gjetur pikërisht në vendin ku janë sekuestruar dhe tre skafandra motori, ku dy prej tyre mbanin mbishkrimin “Shoei”, dhe që janë të njëjta me atë skanfandër që ka pasur drejtuesi i motorrit. Ndërkohë në magazinë efektivët e policisë gjetën edhe disa automjete luksoze.
Fushë Krujë, përfshihet nga flakët restoranti “Brazili i Ri”
Përfshihet nën flakë rreth orës 02:00 të mesnatës një restorant, në aksin që lidh Fushë-Krujën me Tiranën. Lokali ku ka rënë zjarri quhet “Brazili i Ri”.
Forca të shumta zjarrfikëse, u nisën nga Durrësi dhe Tirana, për të ardhur në ndihmë dhe për të bërë të mundur fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan zjarrin, e çuan në djegien e plotë të restorantit.
Sipas burimeve, dëmet e shkaktuara mendohet të jenë kolosale. Forcat e policisë dhe zjarrfikëses, po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Kapet në Rinas 26-vjeçari me kartelë të kuqe, për blutë e Fierit e Vlorës
Daniel Jaulaj është arrestuar pasditen e së shtunës në Rinas.
26-vjeçari i kërkuari për grabitje dhe shkatërrim prone, udhëtonte nga Tirana për në Bruksel.
Jaulaj, me emrin e ndryshuar Kristiano Rexhepaj, ishte i kërkuar me kartelë të kuqe nga Policia e Vlorës dhe e Fierit.
Tiranë, arrestohen 2 kushërinj, ju sekuestruan armë pa leje
Policia e qarkut të Tiranës ka vënë në pranga dy kushërinj për armëmbajtje pa leje. Klodian Gjozi, 28 vjeç dhe Sajmir Gjozi, 23 vjeç të dy banues në fshatin Kapidanaj të komunës Ishëm në Shijak.
Mësohet se ndalimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Klodian Gjozit ku u gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh m -56, fishekë – manovër si dhe 3 fishekë armë gjahu.
Ndërsa në banesën e Sajmir Gjozit është gjetur një armë gjahu për të cilën ai nuk dispononte asnjë leje.
Shkodër, arrestohet 14-vjeçari, vodhi një TV plazma, e shiti për 1.000 lekë
Një adoleshent me inicialet E.H është arrestuar ditën e djeshme nga ana e policisë së Shkodrës për vjedhjen e një televizori plazma “Philips”.
Nisur nga mosha e mitur dhe në konsultim me Prokurorin e çështjes 14-vjeçari E.H po ndiqet në gjendje të lirë nga policia.
Nga policia mësohet se pasi e kishte vjedhur televizorin e kushtueshëm ia kishte shitur një personi tjetër për vlerën deri diku qesharake të 1.000 lekëve.