Vrasja e Santos, 100 mijë euro kush denoncon online, ruhet anonimati.

Postuar në 29 Qershor, 2014 09:08

Në përpjekje për të mbledhur informacion në lidhje me vrasjen e bankierit Artan Santo më 26 qershor, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë. Në faqen zyrtare online të Policisë së Tiranës www.tiranapol.org, është krijuar një hapësirë për të gjithë ata persona që kanë informacione mbi ngjarjen, por duke ruajtur anonimatin.
 
“Sistemi i Mesazheve gjendet në pjesën fundore të krahut të djathtë të faqes tonë në adresën www.tiranapol.org. Klikoni tabelën DENONCO dhe nisni mesazhin tuaj. Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një sistem mesazhesh online, për të gjithë ata qytetare, qe kanë informacione të vlefshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Sistemi i Mesazheve, është konfiguruar në mënyrë të tillë ku përveç tekstit të SMS së dërguar nuk kërkohet asnjë detaj që ka te bëjë me identifikimin e personit që nis mesazhin.
 
Në sistemin e mesazheve mund të shkruhet vetëm teksti aj, i cili automatikisht vjen në bazën tonë të të dhënave. Përdorimi i e-mail është fakultativ, pra ju nuk mund ta shkruani atë nëse nuk dëshironi. Kjo bën që ruajtja e anonimatit tuaj të jetë e plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

"100 MIJË EURO SHPËRBLIM PËR ÇDO INFORMACION TË VLEFSHËM QË TË CON NË KAPJEN E AUTORËVE. Telefono Në: 069 41 00003Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e sotme, mbi ngjarjen e ndodhur në rreth orës 09.30 në zonën e Ish – Bllokut më 26 qershor, ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Artan Santo, Policia e Kryeqytetit vendos në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë euro.

Për cdo informacion të vlefshëm që do të cojnë në kapjen e autorëve Policia e Tiranës vendos këtë shpërblim, në cdo rast duke ruajtur anonimatin duke ju ftuar të telefononi në numrin 069 41 00003", thuhet në njoftimin e policisë.
 
Ndërkaq, Policia e Tiranës kujton qytetarët se mund të denoncojnë edhe në numrat e telefoni: 069 41 00003 ose në numrin 129. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.