Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasja në Shkodër, në kërkim Tarazani, mori hakun e të atit
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes së Ibrahim Manit, krim i ndodhur gjatë ditës së djeshme në hyrje të qytetit. Sipas policisë personi i shpallur në kërkim është Tarzan Prroni 26 vjeç nga Oblika.
Itali, arrestohen 2 shqiptarë iu kapën 500 kg marijuhanë
2 Shqiptarë janë arrestuar nga policia Italiane në Treviso. Gjatë një kontrolli të policisë ju është gjetur rreth 500 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Shqiptarët e arrestuar i përkasin moshës 26-vjeçare, por ende nuk bëhet i ditur identiteti.
Policia kishte rënë në gjurme të tyre, pasi kishte kohë që po hetoheshin në fshehtësi. Lënda narkotike mendohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe kishte si synim tregtimin në qytetin e Venetos.
Gjithashtu, mësohet se gjatë operacionit janë shpallur në kërkim dhe 8 persona të dyshuar se kishin lidhje me rrjetin e trafikut.
"Targat” - arrestohen tre 3 persona, akuzohen për korrupsion pasiv.
Tre punonjës të Drejtorisë së Targave dhe Patentave kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, të akuzuar për korrupsion.
Vritet në atentat biznesmeni Artan Santo me plumb në kokë
Vritet në atentat mafioz biznesmeni dhe bankieri i njohur Artan Santo. Ekzekutimi është kryer në mes të ditës rreth orës 09:30 në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në momentin që Artan Santo ka qenë duke hyrë në bankën Credins, të cilën ai e drejtonte.
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar kanë qëlluar me armë gjashtë herë ndaj biznesmenit, ndërsa një plumb në kokë dyshohet se ka qenë fatal duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Tiranë, aksident automobilistik në Kinostudio, përfshihen disa mjete
Disa automjete janë përfshirë në një aksident në zonën e Kinostudios. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të mesnatës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për shkaqe që ende mbeten të paqarta.
Gjithashtu, mësohet se si pasojë e përplasjes ka edhe persona të lënduar. Të aksidentuarit janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
Tiranë, kërkonin 300 € për një targë makine, arrestohen tre punonjësit
Tre punonjës të Drejtorisë së Targave dhe Patentave kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, të akuzuar për korrupsion.
Mësohet se efektivët blu kanë arrestuar punonjësit Altin Shehu, Kastriot Ruçi dhe Feride Kateshi. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se të tre këta punonjës, jepnin targa sipas dëshirës së kërkuar kundrejt një vlere prej 300 eurosh.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion”.
Krim në Lushnje, pas vrasjes 40-vjeçarin e hedhin në kanal
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në Lushnje, në fshatin Plug.
Policia ka ngritur dyshime se bëhet fjalë për një vrasje, pasi viktima dyshohet se është qëlluar me armë.
Lake Daka është gjetur i hedhur në kanal, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur autorët dhe shkaqet e këtij krimi.
Gjakmarrja në Shkodër, vritet pranë shtëpisë një 50-vjeçar
Sërish vrasje në qytetin e Shkodrës…dhe sërish prej gjakmarrjes. Kjo është pista kryesore e policisë për ekzekutimin me armë të 50-vjeçarit Brahim Mani rreth orës 18:00 të së mërkurës.
50-vjeçari është vrarë me armë vetëm pak metra larg banesës së tij në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës.
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor, nisën punën për zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorit/ve të këtij krimi.
Tiranë, bllokohet furgoni me pije ushqime e shampo të falsifikuara
Skuadra e Antikrimit Financiar bllokoi një furgon me pije alkoolike dhe joalkoolike, produkte ushqimore dhe shampo e produkte të tjera për fëmijë.
Policia e Tiranës raportoi se është arrestuar 44-vjeçari Fatmir Hima, të cilit në automjet i janë sekuestruar 46 birra dhe shishe me verë, 99 Soda; 207 bidona pijesh freskuese, 273 shishe Aloe Vera, 20 kuti kartoni me lëngje frutash, 2550 pako kechap, -1000 mijë copë qese me mbishkrimin “Camamela“, 914 copë shampo 43 copë kuti qumështi për fëmije, 103 pako me Pampers, 105 copë elektrik dore dhe 120 kanaçe me pije freskuese.
Korçë, Voskopoja çel zyrtarisht sezonin turistik veror
Edhe këtë vit fshati piktoresk ka përzgjedhur 24 qershorin, që përkon njëkohësisht edhe me festën e Shën Prodhonit, e njohur si një nga festat më antike të besimit ortodoks.
Qindra vizitorë nga Korça dhe rrethinat përreth janë bërë pjesë e festës ku nëpërmjet një panairi janë promovuar edhe vlerat Voskopojare.
Fillimisht turistët kanë kryer ritet e ndryshme fetare në Manastirin e Shën Prodhonit dhe mandej janë argëtuar në natyrë me familjarët e tyre.