Tiranë, kërkonin 300 € për një targë makine, arrestohen tre punonjësit

Postuar në 25 Qershor, 2014 15:44

Tre punonjës të Drejtorisë së Targave dhe Patentave kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës, të akuzuar për korrupsion.

Mësohet se efektivët blu kanë arrestuar punonjësit Altin Shehu, Kastriot Ruçi dhe Feride Kateshi. Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet e ditur se të tre këta punonjës, jepnin targa sipas dëshirës së kërkuar kundrejt një vlere prej 300 eurosh.

Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsion”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.