Arkiv-Lajme të përditësuara

Gjykatësit lenë seancat gjyqësore, shkojnë e japin mësim

Postuar në 25 Qershor, 2014 01:52

Plot 883 ankesa kanë mbërritur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë nga qytetarët kundër veprimeve dhe vendimeve të gjyqtarëve. Shifra është vetëm për vitin 2013, ndërkohë që nga verifikimi i 246 ankesave është vendosur që t’i propozohet ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për fillimin e 18 procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve. Në Raportin Vjetor të publikuar nga KLD, tregohet se një numër i këtyre ankesave prej 637 rastesh, janë arkivuar për shkak të mos paraqitjes së tyre brenda afatit kohor.

Rama me policët: Ndërhyja juaj në Lazarat, kontribut për statusin

Postuar në 24 Qershor, 2014 16:00

Ndërhyrja e policisë në Lazarat dha kontribuat për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Pallatin e Brigadave me efektivët që morën pjesë në operacionin e Lazaratit, duke i shtrënguar dorën një për një në shenjë falenderimi. Në vlersëim të operacionit në lazarat, i cili po vijon të zhvillohet, kreu i qeverisë ka shtrënguar dorën me efektivët me punonjësit e Policisë së Shtetit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat RENEA, Policinë Rrugore, dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion.

Procedim penal Dasho Alikos Akuza dhe për moskallëzim krimi

Postuar në 24 Qershor, 2014 13:07

Ndërkohë që policia vijon prej 10 ditësh operacionin antikanabis në Lazarat, ka nisur procedimi penal edhe për kreun e kësaj komune, Dashnor Aliko. Sipas policisë së Shtetit, kreu i Komunës Lazarat, procedohet në gjendje të lirë, ndërsa mbi të rëndojnë 5 akuza.
 

Llalla delegon 2 prokurorë të tjerë për të koordinuar hetimet në Lazarat

Postuar në 24 Qershor, 2014 13:06

Dy prokurorë të tjerë janë deleguar në Gjirokastër nga Prokurori i Përgjithshëm. Adnan Kosova dhe Alfred Progonati do të koordinojnë veprimtarinë hetimore për zonën e Lazaratit ndërmjet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër; Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
 

Operacion antidrogë edhe në qarkun e Durrësit asgjësohen 2300 rrënjë

Postuar në 24 Qershor, 2014 13:05

2300 rrënjë bimë narkotike që janë zbuluar në 19 parcela të ndryshme në qarkun e Durrësit janë asgjësuar ditën e sotme nga policia.

Bimët narkotike janë gjetur të mbjellura në zonat  narkotike  Asgjësimi i parcelave me kanabis në fshatrat pranë Fushë Krujës dhe Shijakut.

Në fshatin Verjon të Komunës Nikel në Krujë janë gjetur 13 parcela me kanabis. Në fshatin Zgerdhesh të Krujës 3 parcela me kanabis, ndërsa në fshatin Kuraten të Ishmit janë gjetur 3 parcela me kanabis.

Paditet nga ILDKP shefi i sigurisë së Nishanit, dhe 6 zyrtarë të tjerë

Postuar në 24 Qershor, 2014 08:59

Gjashtë zyrtarë, mes të cilëve edhe shefi i sigurisë së Presidentit Bujar Nishani, Krenar Ahmeti janë kallëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga ILDKPKI pasi nga verifikimet e bëra, akuzohen për mosdeklarim apo deklarime të rreme të pasurisë.
 
Gjashtë zyrtarë janë kallëzuar sot në Prokurorinë e Përgjithshme nga ILDKPKI pasi nga verifikimet e bëra, akuzohen për deklarim të rremë të pasurisë.
 

KLD: Për 18 gjyqtarë u kërkua procedim, vijnë 2 ankesa çdo ditë

Postuar në 24 Qershor, 2014 05:46

Në fund të gjysmës së parë të vitit 2014 Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka publikuar raportin për inspektimin e ankimimeve dhe vendimeve gjyqësore për dhunën në familje dhe armëmbajtjen pa leje. 

Sipas një njoftimi të publikuar në faqen e KLD në internet thuhet se për vitin 2013 ka patur 838 ankesa nga qytetarët, nga të cilat 246 ankesa janë verifikuar dhe 637 ankesa u arkivuan. Sipas KLD 177 ankesa ishin për gjyqtarët e Faktit dhe Apelit. 

Pranga 2 lazaratasve për kultivim kanabisi, në 10 ditë digjen 48 ton

Postuar në 24 Qershor, 2014 05:45

Policia e Shtetit vazhdon në ditën e dhjetë operacionin masiv në Lazarat ku në orët e para të kësaj të marte janë arrestuar në flagrancë Maridion Selimi 25 vjeç me 720 kg hashash si dhe Lutfi Trako me një sasi prej 100 kg hashash.

Veç lëndës narkotike këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dhe një sasi municionesh, ndërsa në total deri më tani numri i të arrestuarve arrin në 24 persona.

Ngarkesa 'kapet' nga telat elektrikë Shkrumbohet kamioni me bar

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:54

Një kamion i ngarkuar me bar është përfshirë nga flakët pasditen e të hënës, duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit dhe një personi tjetër që gjendej me të. Ngjarja ka ndodhur në zonës e Kodër-Kuqes në Paskuqan, ndërsa është dashur mbërritja e zjarrëfikësve për shuar flakët. Në foto duken dhe pasojat nga kjo ngjarje.

Shkak për zjarrin në kamion ka qenë kontakti me telat e korentit në shtyllat anës rrugës që po përshkonte në Kodër-Kuqe.

Drejtuesi i mjetit konstatoi flakët dhe mundi të dalë në kohë, por flakët kanë shkrumbuar plotësisht kaminonin.

Ekzekutimi i Zizës, shpallen në kërkim burrat e familjes Çenga

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:53

Vrasja e Saimir Zizës ka bërë që Policia e Tiranës të shpallë në kërkim të gjithë burrat e familjes Çenga. Këta personat dyshohet se janë pjesëmarrës në krimin e ndodhur mbrëmjen e së premtes (20 qershor 2014). Policia e Tiranës ka bërë të ditur dje se, në kërkim janë shpallur: Kudret Çenga, 43 vjeç, Shaban Çenga, 45 vjeç, Ylli Çenga, 40 vjeç, Suri Çenga, 35 vjec, Muhamet Çenga, 36 vjeç, të gjithë banues në Dibër dhe Elton Çenga, 36 vjeç, banues në Tiranë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara