Procedim penal Dasho Alikos Akuza dhe për moskallëzim krimi

Ndërkohë që policia vijon prej 10 ditësh operacionin antikanabis në Lazarat, ka nisur procedimi penal edhe për kreun e kësaj komune, Dashnor Aliko. Sipas policisë së Shtetit, kreu i Komunës Lazarat, procedohet në gjendje të lirë, ndërsa mbi të rëndojnë 5 akuza.
Policia e Shtetit njofton se “Nga strukturat e Policisë së Shtetit, ditën e sotme, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Dashnor Et’hem Aliko, vjeç 55, banues në fshatin Lazarat, me detyrë Kryetar i Komunës Lazarat. Ndaj këtij shtetasi janë kryer veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, si i dyshuar për veprat penale “vrasja në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë”, “organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale”, “moskallëzim krimi”, “përkrahje e autorit të krimit”, “forma të veçanta të bashkëpunimit”, parashikuar nga nenet 79/b, 22, 284, 3003, 302 dhe 28 të Kodit Penal”.
Add new comment