Arkiv-Lajme të përditësuara

Pezullohen 11 inspektorë, u zbuluan nga hetimet për Dajtin e Hoxhën

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:11

Hetimet e prokurorisë për kreun e INUK, Zyhdi Dajti dhe kreun e INUV në Bashkinë e Tiranë Florenc Hoxha, kanë zbuluar shpërdorim detyre tek 11 inspektorë të këtyre inspektoriateve ku Gjykata vendosi pezullimin e tyre.

Esktradohet nga Italia një 46 vjeçar i dënuar me 4 vjet burg për mashtrim

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:09

Ekstradohet në Shqipëri nga zyra e Interpolit Romë një 46 vjeçar shqiptar, i dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale të mashtrimit, si dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, ditën e sotme është kryer ekstradimi nga Italia i shtetasit Vidi Ocelli 46 vjeç nga Devolli. Mësohet se 46 vjeçari është dënuar më 22 maj të vitit 2013 nga Gjykata e Korçës me 4 vjet burg për veprën penale të mashtrimit.

Reuters: Policia shqiptare fitoi 'ndeshjen' e kthimit në Lazarat

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:41

Pas hyrjes me sukses të policisë në Lazarat, agjencia më e madhe e lajmeve në botë, Reuters raporton ngjarjen në fshatin që deri më tani konsiderohej si i paprekshëm nga ligji, policia dhe politikanët. Ky fshat, sipas Reuters kultivonte dhe transportonte drogë në Itali, Greqi, së fundmi edhe në Gjermani, prej më shumë se 15 vitesh.

Vlorë, asgjësohet parcela me 150 rrënjë kanabis, në kërkim autori

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:37

Policia e Vlorës në kuadër të operacionit antikanabis ka asgjësuar ditën e sotme një parcelë me 150 rrënjë kanabis sativa.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë të Vlorës në vendin e quajtur Përroi i Lamajvë u zbulua dhe u asgjësua parcela me 150 rrënjë bimë narkotike të gjata 1.2 metër.

Lënda narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërkohë që policia ka nisur punën për identifikmin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.  

Lazarati i kthehet normalitetit, faza e dytë: Kontroll banesë më banesë

Postuar në 21 Qershor, 2014 05:35

Tashmë pasi Lazarati u mor pa asnjë viktimë, ka nisur faza e dy e operacionit policor. Veç aksioneve për arrestime të personave që kanë qëlluar me armë, policia është angazhuar edhe në kontrolle të ndryshme nëpër banesa apo ambiente të tjera.

Florenc Hoxha rrëzoi objektin që ishte në proces legalizimi

Postuar në 21 Qershor, 2014 02:14

Florenc Hoxha, kreu i INUV në Bashkinë e Tiranës është denoncuar nga katër qytetarë, ku sipas prokurorisë në dy raste ka ndërhyrë të prishë objektin në mnëyrë të paligjshme, ndërsa në dy raste të tjera është vendosur të mos ndërhyhet. Burime pranë njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës thanë se hetimi ndaj kryeinspektorit të INUV, ka nisur në bazë të katër kallëzimeve të ndryshme, të ardhura në janar 2013 dhe në periudhën shtator-tetor 2013.

Sarandë, në pranga 2 doganierë lejuan kontrabandën..edhe pronari

Postuar në 21 Qershor, 2014 02:13

Lejimi i kontrabandës nga Greqia në Shqipëri u ka kushtuar burgun dy doganierëve të Qafë Botës në Sarandë, që janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar “Kamping”. Shpend Kuçi dhe Gjon Marku janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga efektivët e Komisariatit të Sarandës, pasi janë vënë nën dy akuza. Në pranga ka rënë edhe pronari i mallrave të kontrabanduara, Vangjel Paço.

Lazarati, “pushtohet” nga policia dhe gazetarët, Aliko: Falenderoj policinë

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:24

Kur tashmë Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit Lazarat, në pesë ditë aksion masiv dhe luftë me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me çrrënjosjen e drogës.
 
Aty janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda, municionesh, mitrolozë, antitankë dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit.
 

Petrit Fusha zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:21

Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha është zgjedhur si anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë. Zgjedhja e tij është bërë sipas ligjit nga votimi i të gjithë trupës së prokurorëve.
 
Nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla sot zhvillua mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në të cilën u prezantuan “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, një dokument që përmban norma të detyrueshme për t’u zbatuar nga i gjithë stafi i prokurorisë, si edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë.
 

Militantët islamikë mund të sulmojnë Kosovën, ndoshta edhe Shqipërinë

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:16

Grupet e afërta me Al Kaida-n kanë mbi 6 muaj që po përgatisin kamikazë, me origjinë nga Kosova, për të kryer sulme në Kosovë, por ndoshta edhe në Shqipëri. Në trajnimin për kamikazë ata po i nënshtrohen ligjëratave me orar të zgjatur, ku përfshihet tema e xhihadit dhe xhenetit, por në fazën e fundit përdorën edhe drogat artizanale. "Express" sjell rrëfimin e siguruar nga burime të inteligjencës, vendase dhe të huaj.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara