Petrit Fusha zgjidhet anëtar i Këshillit të Prokurorisë

Postuar në 20 Qershor, 2014 14:21

Prokurori i Tiranës, Petrit Fusha është zgjedhur si anëtari më i ri i Këshillit të Prokurorisë. Zgjedhja e tij është bërë sipas ligjit nga votimi i të gjithë trupës së prokurorëve.
 
Nën drejtimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla sot zhvillua mbledhja e përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në të cilën u prezantuan “Rregullat e sjelljes dhe etikës së Prokurorëve”, një dokument që përmban norma të detyrueshme për t’u zbatuar nga i gjithë stafi i prokurorisë, si edhe zgjedhja e një anëtari të Këshillit të Prokurorisë.
 
Në votimin për anëtarin e Këshillit të Prokurorisë morën pjesë prokurorë nga të gjitha rrethet gjyqësore në Shqipëri, përveç atyre që janë të gatshëm, si edhe prokurorët që po ndjekin veprimet në terren në zonën e Lazaratit.
 
Gjatë mbledhjes u paraqitën, në bazë të kërkesave të ligjit, dy kandidatura për Këshillin e Prokurorisë, të dy nga prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, konkretisht: Petrit Fusha dhe Apostol Prifti.
 
Në përfundim të votimit, trupa e prokurorëve zgjodhi anëtar të Këshillit të Prokurorisë z. Petrit Fusha, i cili mori 151 vota nga 194 të vlefshme, ndërsa kandidati tjetër, z. Apostol Prifti, mori 43 vota.
 
Para nisjes së procedurës së votimit, takimi u përshëndet nga Prokurori I Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si edhe nga zyrtari i lartë i OPDAT-it, z. David Greis.
 
Prezantohet Rregullorja e “Etikës dhe Sjelljes së Prokurorit” 
Pika tjetër e mbledhjes së përgjithshme të prokurorëve ishte prezantimi i rregullores “Etika dhe Sjellja e Prokurorit”, dokument i cili sipas kryeprokurorit Llalla cilësohet shumë i rëndësishëm, pasi për hetë të parë normon sjelljen e prokurorëve.

Kodi i Etikës së Prokurorëve ka qenë dhe një ndër pikat kryesore të rekomandimeve të GRECO-s të paraqitur në Raportin e vlerësimit të Shqipërisë, në mars 2014.
Rregullorja mbi etikën e prokurorëve është hartuar me asistencën e misionit OPDAT të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.