Pezullohen 11 inspektorë, u zbuluan nga hetimet për Dajtin e Hoxhën

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:11

Hetimet e prokurorisë për kreun e INUK, Zyhdi Dajti dhe kreun e INUV në Bashkinë e Tiranë Florenc Hoxha, kanë zbuluar shpërdorim detyre tek 11 inspektorë të këtyre inspektoriateve ku Gjykata vendosi pezullimin e tyre.

Gjykata e Tiranës pezulloi 11 inspektorë ndërtimi, nga të cilët 8 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) dhe 3 të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor (INUV), Bashkia Tiranë, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Inspektorët e INUK akuzohen për shpërdorim detyre në bazë të fakteve dhe provave që janë hetuar dhe grumbulluar nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimeve për kryeinspektorin e INUK, Zyhdi Dajti dhe për kryeinspektorin e INUV, Bashkia Tiranë, Florenc Hoxha.
 
Ky vendim erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Tirane, Njësia Task-Forcë në dy procedime të veçanta.
 
Inspektoret e INUK te pezulluar nga detyra:
1. Petrit Asllani
2.Dorjana Ferati
3. Ismail Kamberi
4.Ermal Kaçurri
5.Bledar Aliaj
6.Elvis Xhaxho
7.Vilson Dushku
8.Agim Kaloçi
 
Inspektoret e INUV te pezulluar nga detyra:
1.Artan Noka
2.Irlind Topi
3.Shkelzen Hoxha  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.