Arkiv-Lajme të përditësuara

Didi: në lazarat jo vetëm për drogën Por dhe për trafikantët, s’ka kthim!

Postuar në 17 Qershor, 2014 04:10

Policia e Shtetit është e vendosur të çojë deri në fund ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit kundër kultizimit të lëndës narkotike, por ajo që tashmë është kthyer në një misionpa kthim është kapja e rrjetit të grupit kriminal të trafikantëve që ka rezistuar me armë nga nisja e këtij aksioni.

Trafikimi, Arvizu: Drejtësia të bëj punën e vet.

Postuar në 17 Qershor, 2014 04:08

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër sisitemin e drejtësisë, edhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu ka thënë se gjyqësori në Shqipëri mbetet i dobët. Nga “Work Shop”-i  rajonal mbi trafikimin e qënieve njerëzore ambasadori amerikan tha se qeveria shqiptare po mund të bëjë të gjitha përpjekejet e saj, por duhet që hallka më e rëndësishme, që është sisitemi i drejtësisë të bëj  punën e vet.

Reforma në administratën publike Harrito: Po trajnohen punonjësit.

Postuar në 17 Qershor, 2014 04:07

Qeveria shqiptare po vazhdon me përgatitjet për reformën administratës publike. Gjatë një takimi me ekspertë të Bashkimit Europian, ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harrito  tha se puna po vazhdon me përgatitijen e institucioneve. Sipas ministres duhet një bëhët një verifik për  statusin e nënpunësit civil, pasi nga 84 mije njerëz që punojnë në administratë vetëm një pjesë e vogël e kanë këtë statsus. Harrito tha gjithashtu se janë bllokuar rekrutimet në administratë, e ndërsa kurset e reja po bëhën sipas standarteve të BE-së.
 

Ish-të përndjekurit mbyllin grevën, protesta ditën që do të vijë Papa.

Postuar në 16 Qershor, 2014 13:36

Drejtuesi i grevës së mbyllur të ish-të përndjekurve, Fatmir Hoxha, që edhe u vu nën akuzë se nuk kishte bërë asnjë ditë burg, tha se beteja nis tani.

“Duhet të theksoj se kjo grevë nuk ka përfunduar sot, sot fillon beteja më e madhe, sot fillon lufta më e madhe. Ne kemi ngritur grupin e punës dhe do hidhemi në terren.

Por ta dijë mirë Edi Rama se ardhja e Papës në Shqipëri do t’i japë një mësim shumë të madh, ajo ditë do të jetë më protesta të fuqishme nëse parlamenti nuk fillon dënimet e krimit të komunizmit,”-tha Hoxha.

Aksioni në Lazarat, Tahiri: Nuk ka Zot që iu mbron, por dorëzohuni!

Postuar në 16 Qershor, 2014 10:16

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri iu ka bërë thirrje autorëve të sulmit në Lazarat  të hedhin armët dhe të dorëzohen, duke shprehur vendosmërinë se nuk ka kthim prapa nga policia.
Tahiri tha se se forcat e rendit janë në dijeni se më kë kanë të bëjnë ndërsa ka paralajmëruar 27 personat që qëlluar mbi policinë të dorëzimi, pasi nuk ka Zot që i mbron.
 

Rama: Një pyetje për PD, që s'po i gjej përgjigje, pse s'flet për Lazaratin.

Postuar në 16 Qershor, 2014 10:13

Ndërsa situata në Lazarat sa vjen dhe tensionohet kryeministri Edi Rama i bë një pyetje i kreut të opozitës.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook Rama shkruan: “1 pyetje që s’po di si t’i kthej përgjigje: Pse s’flet PD dhe e mbeshtet a jo Policinë e Shtetit përballë atyre që qëllojnë me armë në Lazarat?” 

Ndërkohë nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, Lulëzim Basha ka folur vetëm për reformën territoriale dhe protestat e jo për aksionin e Policisë së Shtetit të Lazarat. 

Largimi i një ministri? Meta: Kadeli u nxitua, deklaratë personale.

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:24

Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka përgënjshtruar zërat se partia e tij kërkon shkarkimin e njërit prej Ministrave të kabinetit qeveritar.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç, Meta e cilësoi deklaratën e deputetit Gjovalin Kadeli të nxituar dhe një  qëndrim personal. Kreu i LSI-së  deklaroi se marrëdhëniet me  PS-në janë tepër solide dhe marrëdhënie që do i shërbejnë përmirësimit të mëtejshëm të qeverisjes së vendit.

Statusi i kandidatit, Cannon: Britania nuk ka vendosur ende.

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:23

Ambasadori Britanisë së madhe në Tiranë, Nicholas Cannon ka deklaruar nga Fieri se vendi i tij ende nuk ka një vendim “pro” ose “kundër” dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.
 
“Kisha një telefonatë me Londrën por ende nuk  ka asnjë vendim përfundimtar për dhënien ose jo të statusi Shqipërisë ndërsa çështja po diskutohet duke marrë parasysh rregullat strikte te Bashkimit Europian”, ka thënë Cannon.

7 vite burg për koleksionistin e ikonave Gjergji Thimio.

Postuar në 16 Qershor, 2014 06:20

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vjet heqje lirie koleksionistin e ikonave Gjergji Thimio  dhe me 6 vite Arben Spahon nën akuzën e vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit. Vendimi është marrë sot në seancën e rradhës gjyqësore ndaj dy të akuzuarve. 

Droga, autoritetet greke në alarm helikopterë për kontroll të kufirit.

Postuar në 16 Qershor, 2014 03:47

Autoritetet greke janë vënë në alarm për sasinë e madhe të drogës nga Shqipëria. Policia helene  po patrullon me mjete nga ajri brezin e kufirit tokësor me Shqipërinë pas shtimit të rasteve të bllokimit të drogës. 
Helikopterët janë të pajisur me mjete vëzhgimi me rezolucion të lartë dhe përmes operacioneve synohet identifikimi dhe kapja e elementëve të inkriminuar në transportiin e drogës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara