Florenc Hoxha rrëzoi objektin që ishte në proces legalizimi

Florenc Hoxha, kreu i INUV në Bashkinë e Tiranës është denoncuar nga katër qytetarë, ku sipas prokurorisë në dy raste ka ndërhyrë të prishë objektin në mnëyrë të paligjshme, ndërsa në dy raste të tjera është vendosur të mos ndërhyhet. Burime pranë njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës thanë se hetimi ndaj kryeinspektorit të INUV, ka nisur në bazë të katër kallëzimeve të ndryshme, të ardhura në janar 2013 dhe në periudhën shtator-tetor 2013.
Këto kallëzime, pas hetimeve, janë bashkuar në një të vetëm dhe përmblidhen në disa problematika. Kallëzimi i parë është bërë nga një shtetas, i cili ka pretenduar për veprime të kundërligjshme nga ana e INUV, Bashkia Tiranë, kundër pronës së tij që e ka fituar sipas ligjit. Nga hetimi i këtij rasti, rezultoi se me urdhër të të pandehurit është prishur objekti në emër të kallëzuesit, pavarësisht se kishte vendim gjykate të formës së prerë që e pengonte INUV-in të ndërhynte.
Add new comment