Lazarati, “pushtohet” nga policia dhe gazetarët, Aliko: Falenderoj policinë

Kur tashmë Policia e Shtetit ka marrë nën administrim të gjithë territorin e fshatit Lazarat, në pesë ditë aksion masiv dhe luftë me grupet kriminale që kanë qëlluar ndaj forcave speciale, beteja duket se nuk ka qenë vetëm me çrrënjosjen e drogës.
Aty janë zbuluar arsenale të tëra armësh të rënda, municionesh, mitrolozë, antitankë dhe duket se policia ka mbetur e vetme në mes të fshatit.
Për herë të parë, çdo gazetar mund të hynte lirshëm prej mëngjesit të së premtes dhe jo vetëm kaq, por gjithkush nga kuriozët, mund të shkelte në fshatin që deri para një jave, konsiderohej si zonë me potencial të lartë rrezikshmërie.
Njerëzit e paktë që shikon nëpër rrugët e fshatit janë të ndarë në vlerësime për policinë, por më të shumtët, nuk pajtohen me mënyrën sesi u soll policia me fshatin e tyre ndonëse askush prej tyre, nuk ka depozituar deri ditën e premte, ndonjë kallëzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për ndonjë polic konkret, apo grup policor, të llojeve të ndryshme, janë rreshtuar si për të treguar vendosmërinë e shtetit për të shtrirë autoritetin e vet edhe në zonën që deri më dje, konsiderohej e paprekur prej forcave të rendit.
I shoqëruari dyshohej se ishte pjesë e personave që përbënin grupin e e zjarrit, ndërsa pa verifikimeve në komisariat ai u la u lirë.
Add new comment