Arkiv-Lajme të përditësuara
Ruajta e provave të policisë, OKB dhuratë për uniformat blu.
Policia e Shtetit tani do të ketë mundësinë e ruajtjes së provave të sekuestruara gjatë aksioneve kundër trafiqeve të drogës.
Ditën e djeshme, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe Koordinatorja Rezidente e OKB-së në Tiranë Zineb Touimi-Benjelloun, kanë nënshkruar aktin e dorëzimit të këtyre materialeve.
Gjatë fjalës së tij Didi shprehu falënderimet për të gjithë donatorët ndërkombëtar për këtë donacion me vlerë, që do të shërbejë për ruajtjen dhe
administrimin e drogave të kapura nga Policia e Shtetit.
Pajisja përgjuese 1.5 mln euro, ish kreu i SHIU-t pyetet në prokurori.
Ish-drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak Ylli Zylaj është marrë në pyetje në prokurorinë e Tiranës, lidhur me çështjen e blerjes dhe përdorimit të paisjes sekrete “CDMA Interceptor”. Pyetja e Zylajt është bërë javën e kaluar ku u pyet rreth veprimeve që kishte ndërmarrë ish-drejtori i SHIU-t për blerjen e paisjes që ka një vlerë prej 1.5 milion euro.
Tiranë, zjarr në një supermarket 3 zjarrfikëse në vendngjarje.
Është përfshirë nga flakët rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm një supermarket pranë ‘Pallati me Shigjeta’.
Mësohet flakët e zjarrit ishin të përmasave të mëdha, por që nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkuan 3 makina zjarrfikëse të cilat punonin për të shuar zjarrin që kishte përfshirë supermarketin. Flakët kanë shkaktuar dëme materiale, vlera e të cilave nuk është llogaritur ende.
Basha: Presioni detyroi pushtetarët të distancohen formalisht nga droga.
Ndërkohë që në Lazarat vijon aksioni për shkatërrimin dhe kapjen e anëtarëve të bandës së trafikut të drogës, në rrjetin social “Facebook” ka ardhur edhe reagimi i parë i kreut të PD, Lulzim Basha për luftën kundër drogës pas nisjes së operacionit.
Ndërsa reagimi i Bashës ka ardhur pak çaste pas vetëdorëzimit të Bate Mahmutajt, ai shpreh mirënjohje për qytetarët dhe organizatat që krijuan bashkë me të Aleancën Kombëtare Kundër Drogës.
Vetëdorëzimi i Mahmutajt, Tahiri: Po u vjen rradha të gjithëve.
Menjëherë pas vetëdorëzimit të Razip Mahmutajt, i njohur ndryshe si Gate Mahmutaj, ka reaguar menjëherë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri përmes rrjetit social “Facebook.” I cili është shprehur krenar për Policinë dhe Shtetit duke theksuar se po u vjen radha të gjithëve.
Berisha nuk komenton aksionin në Lazarat, kapet akoma me krimin!
Ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht se aksioni në Lazarat vazhdon në ditën e tretë dhe janë qëlluar forcat e policisë, vazhdon të mos japë një qëndrim në është apo jo në mbështetje të këtij aksioni. Në një shkrim në rrjetin social Facebook ai shkruan vetëm për daljen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa vazhdon me akuzat se ka lidhje me krimin.
ILDKP kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për 5 drejtues vendorë.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paraqitur ditën e djeshme pranë Prokurorisë së Përgjithshme kallëzimet penale ndaj 4 krerë komunash dhe një kryetari bashkie.
Kallëzimi penal nga ana e ILDKP-së për 5 deklaruesit e pasurisë, është bërë pasi nga verifikimet e kryera rezultoi të jenë në shkelje të Kodit Penal.
Persona ndaj të cilëve ILDKP ka dorëzuar kallëzim penal janë:
Petro Doda, Kryetar i Komunës Kaçinar në Qarkun Lezhë
Ahmet Dede, Kryetar i Komunës Ujmisht në Qarkun Kukës
Në pritje të vendimit për statusin, Austria: Iu mbështesim pa kushte.
Austria edhe një herë ka dhënë mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në një takim me kryeministrin Edi Rama, shefi i diplomacisë austriake dhe ministri i Drejtësisë të Austrisë theksuan se qëllimi i kësaj vizite ishte shprehja e mbështetjes që Austria i jep Shqipërisë dhe statusit të saj të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Aksioni në Lazarat, Noka: Eshtë një show banditesk.
Ish- ministri i Bredshëm, Flamur Noka ka komnetuar aksionin e policisë në Lazarat. Pas përfundimit të Komisionit të Sigurisë, Noka tha se ky është një show banditesk.
“Mbështesim policinë por jo aksionin, është show banditesk, të mbahet pëgjegjësi për jetët e policëve, po vihen në rrezik. Vendi është kthyer në një lazarat dhe nuk dihet si do t’a mbajmë nën kontroll. Jeta e çdo qytetari është e shenjtë” ka thënë Noka, deputet i Partisë Demokratike.
Aksioni në Lazarat, reagon PD “Jo luftë për drogën, por tregun”
Më në fund ka reaguar edhe Partia Demokratike për akzionin që po zhvillohet në Lazarat. Në një deklaratë të PD-së theksohet se kjo parti është dhe mbetet, mbështet dhe do të mbështesë çdo vendim dhe aksion kundër narko-trafikut.