Arkiv-Lajme të përditësuara
Aksioni në Lazarat, Braçe: Krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia.
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar përmes rrjetit social Facebook mbi aksionin e Policisë së Shtetit në Lazarat.
“Mbështetje pa fund për çdo polic të Shtetit që është në operacion tani në Lazarat!! Mbështetje qytetare e politike për ministrin e Brendshëm e për drejtorin e Policisë së Shtetit që është në krye të operacionit!!”, shkruan Braçe në Facebook.
Deputeti i PS-së thotë se krimi mundet nga të gjithë, jo nga policia.
Vlorë, policia identifikon dhe asgjëson 345 rrënjë kanabis sativa.
Mëngjesin e sotëm në Vlorë janë identifikuar dhe asgjësuar 345 rrënjë bimë narkotike Kanabsi Sativa. Lënda narkotike me lartësi deri në 1.2 metër është gjetur e kultivuar në 4 parcela në fshatin Penkovë në afërsi të një përroi.
Nga verifikimet e kryera toka ku është gjetur bima narkotike është tokë publike.
Ndërkaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Abuzim me financat,në Prokurori dosja për Drejtorinë e Auditit.
Ministria e Financave ka dërguar në Prokurori dosjen e Auditit për projektet e Bashkimit Europiane, pasi pas përfundimit të auditimit në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së), janë konstatuar shkelje. Ndërkaq, është kallëzuar penalisht ish-drejtuesi i agjencisë, Pajtim Shehu.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Drejtorinë e auditit për projektet e BE-së, janë konstatuar shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitura nga Titullari i Agjencisë, si dhe financierja e kontraktuar.
Gjirokastër, sekuestrohen 125.4 kg marijuanë, në kërkim transportuesi.
Policia e Gjirokastër ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Nisani” , në të cilin u sekuestruan 125.4 kg marijuanë.
Operacioni që është zhvilluar nga sektori kundër narkotikëve pasditen e sotme në Gjirokastër gjeti sasinë e drogës në automjetin tip “Nissan” me karroceri.
Ndërsa ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit, shtetasin E.K, që po transportonte drogën pasi ka mundur të largohet.
Korçë, breshëri dëmton të mbjellat Fermerët: Humbëm prodhimet.
Një breshër i pazakontë që ka përfshirë ditët e fundit juglindjen e vendit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat në shumë fshatra të qarkut të Korçës. Sipërfaqe të tëra të kultivuara me produkte nga më të ndryshmet kanë pësuar dëmtime duke bërë që shumë familje fermerë të humbasin gjithçka që do të merrnin nga puna e tyre e një viti.
Në fshatin Koritë të komunës Vreshtas breshëri i regjistruar përgjatë dy ditëve të fundit ka shkatërruar thuajse totalisht të mbjellat.
Çohet në Prokurori dosja e Auditit për projektet e BE, kallëzim Shehut
- Ministria e Financave ka dërguar në Prokurori dosjes e Auditit për projektet e Bashkimit Europiane, pasi pas përfundimit të auditimit në Autoritetin e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga Bashkimi Europian (Drejtoria e Auditit për projektet e BE-së), janë konstatuar shkelje. Ndërkaq, është kallëzuar penalisht ish-drejtuesi i agjencisë, Pajtim Shehu.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Drejtorinë e auditit për projektet e BE-së, janë konstatuar shkelje dhe parregullsi financiare, të paraqitura nga Titullari i Agjencisë, si dhe financierja e kontraktuar.
Kryeministri Rama sot në Durrës 'Kam një komunikim të rëndësishëm'
Kryeministri Edi Rama ka komentuar në rrjetin social "Facebook" një vizitë që do të zhvillojë sot në qytetin e Durrësit. Deklaratën dhe vizitën në qytetin bregdetar kryeministri Rama e njoftoi ditën e djeshme në rrjetet sociale.
Ndërkohë nuk dihet ende se çfarë do të jetë komunikimi që kryeministri do të japë për të gjithë
“Nesër në 12.30 nga Durrësi një komunikim me shumë rëndësi për të gjithë ju”- shkruan Rama në Facebook.
Papa Francesku në Shqipëri në kuadër të Ditës Botërore të Paqes.
Papa Francesku pritet të vizitojë Shqipërinë në datën 21 shtator. I pari që ka dhënë njoftimin ka qenë demokristiani Nard Ndoka në një postim në facebook. Ndërkohë që për Shqiptarja.com, ambasada e Vatikanit në Shqipëri thekson se ende nuk ka një konfirmim zyrtar prej Vatikanit dhe se vetëm në ditët në vijim do të përcaktohet dhe axhenda e atit të shenjtë.
32-vjeçari qëllon me thikë gruan, kujdesej për të në spital.
Një 32-vjeçar i cili ishte shtruar dhe kurohej në Spitalin Ushtarak në Tiranë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e cila kishte ardhur nga Fieri të kujdesej për të. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa bashkëshortja fatmirësisht ka pësuar dëmtime dhe prerje sipërfaqësore duke mos rrezikuar jetën.
Vrasja e biznesmenit, hetimet tek e kaluara dhe konkurenca.
Konkurenca në sektorin e ndërtimeve dhe kaluara e tij në vitet 1997 në qytetin e Elbasanit, ku njihej si person me precedent penal. Këto janë dy pistat kryesore ku është përqëndruar puna e policisë për zbardhjen e vrasjes së biznesmienit të ndërtimeve, Kujtim Dyrmishi, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në një atentat tipik mafioz në zonën e plazhit në Durrës.