Arkiv-Lajme të përditësuara
Vrasje në plazhin e Durrësit
Ekzekutohet me armë biznesmeni i ndërtimit në zonën e plazhit në Durrës, në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar me pushues në sektorin e Hekurudhave.
Viktima, Kujtim Dyrmishi, është qëlluar për vdekje me armë zjarri brenda makinës së tij me targa italiane DP 411 VF.
Xhaxhai i 21-vjeçares: Irisin e kanë hedhur, ajo nuk vuante nga depresioni
Pak ditë pas ngjarjes tragjike, ku një vajzë e re gjeti vdekjen pasi ra nga kati i 17-të i një ndërtese në zonën e ish-bllokut, një prej të afërmve të saj flet për “vrasje”.
“Vajza jonë nuk ishte tip që mund të mendonte vetëvrasjen. Dyshojmë që e kanë hedhur. Hetimet të shkojnë deri në fund”. Xhaxhai i studentes Iris Belba, e cila mesditën e 10 qershorit humbi jetën pasi u hodh nga lartësia e Sky Tower- it në Tiranë, hedh poshtë dyshimet e deritanishme për vetëvrasje të 21-vjeçares.
Kapet me arsenal armësh polici mbështeste grupet kriminale.
Një punonjës policie në qytetin e Laçit është arrestuar nga Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, pasi dyshohet se grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimin e tyre dhe ishte mbështetës i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.
Regjistrimi i pasurive, Naço: Më shumë shërbime e transparencë.
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit mes Dhomës Kombëtare të Noterëve dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të paluajtëshme që ka si qëllim forcimin e marredhënieve mes dy institucioneve duke përmbushur qëllimin e përbashkët për regjistrimin në kohë dhe me efikasitet të pasurive të paluajtshme.
Marrëveshja u firmos në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, nga Kryetarja e Dhomës së Noterise, Mimoza Sadushi dhe Kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive, Ilirjan Muho, ndërsa i pranishëm ishte dhe Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço.
Nuk deklaruan pasurinë, gjobiten 117 zyrtarë për shkelje të ligjit.
117 zyrtarë të niveleve të ndryshme janë gjobitur pasi nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Pas Largimit” për vitin 2013 dhe 2014. Kjo është bërë me dije nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që po vijon punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qendror dhe lokal në vendin tonë.
Greqi, rrihet barbarisht shqiptari dyshohet se i kanë marrë 4000 Euro.
Gjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës.
38- vjeçari u transportua nga Kakavija me një ambulancë të Gjirokastrës drejt qytetit e Fierit dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Dyshohet se shqiptari nga Fieri është grabitur e më pas është rrahur, ku autorët mendohet se i kanë marrë rreth 4000 Euro.
Dënim 111 vjet burg autorëve të vrasjes së shefit të Krimeve Skura.
Gjykata e Krimeve të Rënda jep 111 vite burg për tre të akuzuarit për vrasjen e shefit të krimeve të komisariatit të Matit, Musa Skura.
Gjykata caktoi burg përjetë për Fitim Allën i akuzuar si autori kryesor i ngjarjes; 6 vjet për Vilson Milkurtin dhe 4 vite për Edison Lleshin.
Familjarët e të pandehurve nuk kanë qenë dakort me vendimin duke reaguar dhe deklaruar për prova të manipuluara. Gjithsesi, familjarët kanë 10 ditë kohë për të apeluar vendimin në gjykatën e Apelit.
Laç, kreu i PD merr pjesë në pelegrinazh, tek kisha e Shna Ndout.
Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha, merr pjesë në pelegrinazhin e mbajtur te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Basha se bashku me deputetet Aldo Bumçi dhe Mhill Fufi, janë ngjitur duke përshkuar në këmbë kodrën ku ndodhet kisha.
Gjatë pelegrinazhit Lulzim Basha u shpreh: Ky është një vend që ka bërë mrekulli të mëdha, dhe kjo nuk është hera e parë që unë vij këtu, pasi kam qënë dhe herë të tjera.
Gjithashtu kreu i partisë demokratike të Shqipërisë shtoi: Ju uroj të gjithë shqiptareve festen e Shna Ndout, me shume paqe e harmoni midis njëri-tjetrit.
Shoqërohet për grabitjen e Fushë Krujës...dhe kapet "mat" për 1 tjetër.
Policia e Durrësit ka zbardhur detaje të reja lidhur me grabitjen e pikës së skrapit në Mamurras më datë 12 Qershor. Policia shoqëroi në komisariat 6 persona, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte autor i grabitjes së një tjetër pike skrapi në Laç të ndodhur më datë 16 Maj 2014.
I arrestuari është 39-vjeçari Dritan Pula, i cili grabiti së bashku me një person tjetër pikën e skrapit në Laç rreth 1 muaj më parë. Nga grabitja e atëhershme mbeti i plagosur roja i kësaj pike, Gëzim Mehmeti 55 vjeç, i cili ende është i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mirditë, burri vret me çifte gruan e plagos mbesën, nga pakujdesia.
Një ngjarje thuajse e pazakontë…por mëse tragjike ka ndodhur në Mirditë. Mëngjesin e kësaj të premteje 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur… dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit të 40-vjeçares.
Teksa pastronte armën e gjahut plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën e tij, çka nuk është përballuar dot prej tij.
52-vjeçari Ndue Bisaku pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Vrasja ndodhi në fshatin Konaj në komunën Fan.