Berisha nuk komenton aksionin në Lazarat, kapet akoma me krimin!

Postuar në 17 Qershor, 2014 12:52

Ish-kryeministri Sali Berisha, pavarësisht se aksioni në Lazarat vazhdon në ditën e tretë dhe janë qëlluar forcat e policisë, vazhdon të mos japë një qëndrim në është apo jo në mbështetje të këtij aksioni. Në një shkrim në rrjetin social Facebook ai shkruan vetëm për daljen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa vazhdon me akuzat se ka lidhje me krimin. 

“Të dashur miq, kjo foto nuk vjen nga farku i Kolumbisë as nga grupe terroriste. Por ky është zëdhënësi i Edi Ramës, që ka zgjedhur maskat dhe një hangar helikopterësh për të maskuar lidhjet e tij me krimin për t'u bërë i besueshëm se do luftojë krimin. Imitim mjeran!!”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.