Arkiv-Lajme të përditësuara

Lezhë, Bashkia aksion për mbylljen e gropave në rrugë.

Postuar në 22 Qershor, 2014 13:22

Fillimisht po mbyllen gropat e hapura ne rrugët kryesore, më pas do të vijohet me rivendosjen e sinjalistikës.
 
Aksioni është ndërmarrë nga bashkia e Lezhës për të ndihmuar në normalizimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.
 
Problemet kane ardhur për shkak të prezencës së ujit në rrugët dhe kalimit të mjeteve të tonazhit të lartë.
 
Drejtori i shërbimeve në bashkinë e Lezhës Nikolin Prendi ka bërë të ditur se këto ndërhyrje kanë për synim disiplinimin e lëvizjes në qytet si dhe rritjen e sigurisë në rrugë.
 

Skrapar, Rama: Prurjet turistike të zonës dhe ekonomia do rriten.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:36

Kryeministri Edi Rama ka mbaruar vizitën e tij në Skrapar, ku teksa ka vlerësuar bukuritë e zonës, është shprehur se qeveria synon të shtojë prurjet e turistëve, duke sjellë siç thekson edhe kryeministri Rama një rritje të fortë ekonomike.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama ka ndarë me ndjekësit edhe 2 foto, në Urën e Kasabashit, një vepër e shekullit të 17, ku shihet i shoqëruar me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, i cili është edhe mikëpritësi i tij gjatë kësaj vizite. 

INUK rinis prishjen e objekteve pa leje.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:28

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e objekteve pa leje në aksin Skelë-Uji i Ftohtë. Në sy gjatë aksionit të sotëm bie prezenca e kreut të këtij dikasteri Zyhdi Dajti i cili është në krye të këtij aksioni, edhe pse një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë detyrim paraqitje pas akuzave të ngritura ndaj tij për shpërdorim detyre.

Mësohet se Dajti i është rikthyer detyrës së tij me kompetenca të plota,  ndërsa drejton aksionin e INUK  në Vlorë, ku janë parashikuar të prishen 10 objekte të cilat nuk disponojnë dokumentacion.

Rama inpekton punimet e bulevardit "Rlindja":Gati dhe 2 projekte të tjera.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:17

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Bulebardin e Rilindjes në qytetin e Beratit. Në një postim në rrjetin social Twitter, kryeminisri Rama shkruan se së shpejti do të nisë dhe projekti i parkut të këtij qyteti si dhe rruga e re e lumit. 

"Ne bulevardin kembesor te rilindjes se Beratit ku se shpejti nisin dhe projekti i parkut re qytetit+ rruges se lumit" shkruan Rama në Twitter

Ajo që bie në sy nga postimi i fotove është veshja jo zyrtare e kryeministrit, i cili ka zgjedhur qytetin e 1001 dritareve për të kaluar fundjavën.

Armët e Lazaratit, dyshime se janë përdorur për krime pa autorë.

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:40

 Të gjitha armët e gjetura në Lazarat, do t’u nënshtrohen ekspertimit, pasi policia dyshon se ndonjëra prej tyre mund të jetë përdor në vrasje që ende nuk kanë autorë. Burime nga grupi i hetimit kanë bërë të ditur për “Shqiptarja.com”, se të gjitha armët, 97 të tilla do të ekspertohen dhe rezultatet e tyre do të krahasohen me ngjarje që ende nuk janë zbardhur nga policia, për mungesë provash.

Kërkime për “grupin e zjarrit”, policia aksion në malin Sopot.

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:38

 Forcat Speciale të policisë kanë nisur aksionin për kapjen e “grupit të zjarrit” të Lazaratit, i përbërë nga 13 persona të cilët mendohet se, kanë qëlluar policinë për 5 ditë rrjesht dhe që janë larguar nga fshati ditën kur uniformat blu e “pushtuan”.

Kompleksi “Jon”, prokuroria tetë zyrtarë të pandehur.

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:36

Njësia hetimore Task- Forcë e Prokurorisë së Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim përsa i takon abuzimeve të konstatuara për dhënien e lejes së kompleksit “Jon”, të ndërtuar në bregdetin e Vlorës, nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Xhafer Isufi .

Pas dokumentimit të shkeljeve, Prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë 8 zyrtarë për dhënien e lejes në një zone ku pengohen ndërtimet sipas planit rregullues të qytetit të vitit 1996 dhe për regjistrimin e hapësirës detare si truall për ndërtimin e pallatit.

Dajti i INUK: Çështja e sajuar për të balancuar arrestimin e Hoxhës.

Postuar në 21 Qershor, 2014 15:34

Kryeinspektori i INUK Zyhdi Dajti deklaron se ka zbatuar ligjin dhe se nuk ka asgjë për të fshehur. Në një deklaratë për mediat, Dajti thekson se është i vendosur për të çuar drejtësinë në vend. Duke e quajtur këtë një çështje të sajuar, kryeinspektori i INUK tha se kjo bëhet “për të balancuar politikisht arrestimin e një hajduti ordiner që mbledh paratë e ndërtimeve pa leje dhe i ndan me kunatin e famshëm që e njeh gjithë Tirana”.

Gruaja dhunon burrin me shkopin e byrekut: Shkak, problemet familjare.

Postuar në 21 Qershor, 2014 13:11

Rastet e dhunës në familje nuk janë të pakta, edhe përkundër përpjekjeve për të reduktuar këtë fenomen. Por rastet kur gruaja ushtron dhunë mbi burrin janë ato që bëjnë edhe më shumë përshtypje, nëse marrim parasysh mentalitetin e shoqërisë shqiptare. I tillë ka qenë rasti i regjistruar sot në kryeqytet, ku gruaja ka dhunuar burrin me shkopin e byrekut. Si pasojë e goditjeve, 40-vjeçari me inicialet A.M është plagosur në kokë dhe në mjekër.
 
Gruaja thotë se shkak për këtë ngjarje kanë qenë problemet e vazhdueshme në familje.
 

Vlorë, Prokuroria mbyll hetimet për kompleksin ‘Jon’ dosja në gjykatë.

Postuar në 21 Qershor, 2014 13:09

Njësia hetimore Task-Forcë e Prokurorisë së Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim përsa i takon abuzimeve të konstatuara për dhënien e lejes së kompleksit “Jon”, të ndërtuar në bregdetin e Vlorës, nga vjehrri i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas dokumentimit të shkeljeve, Prokuroria ka dërguar të pandehur në gjykatë 8 zyrtarë për dhënien e lejes në një zonë ku pengohen ndërtimet sipas planit rregullues të qytetit të vitit 1996 dhe për regjistrimin e hapësirës detare si truall për ndërtimin e pallatit
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara