INUK rinis prishjen e objekteve pa leje.

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:28

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka vijuar edhe sot aksionin për prishjen e objekteve pa leje në aksin Skelë-Uji i Ftohtë. Në sy gjatë aksionit të sotëm bie prezenca e kreut të këtij dikasteri Zyhdi Dajti i cili është në krye të këtij aksioni, edhe pse një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë detyrim paraqitje pas akuzave të ngritura ndaj tij për shpërdorim detyre.

Mësohet se Dajti i është rikthyer detyrës së tij me kompetenca të plota,  ndërsa drejton aksionin e INUK  në Vlorë, ku janë parashikuar të prishen 10 objekte të cilat nuk disponojnë dokumentacion.

Lidhur me këtë aksion kanë reaguar edhe banorët të cilët janë të shqetësuar pasi sipas tyre akoma nuk janë shpërndarë shpronësimet. Banorët mësohet se nuk janë kundër prishjes së objekteve të tyre, por kërkojnë edhe respektimin e ligjit sa i përket shpronësimeve.

Në aksionin e sotëm të INUK në aksin Skelë-Uji i Ftohtë janë parrashikuar të prishen 10 objekte, prej të cilave 8 godina një katëshe ku një prej tyre do të shembet tërësisht dhe dy të tjera do të priten në mes, pasi vetëm gjysma e tyre kalon në gjurmët e projektit “Lungomare”.

Aksioni i INUK NË Vlorë, i cili vijon prej disa ditësh, ka për qëllim prishjen e objekteve në aksin Skelë-Uji i Ftohtë, ku është parashikuar projekti i “Lungomare” i cili fillon punimet për realizimin e tij në shtator. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.