Arkiv-Lajme të përditësuara

KE përshëndet aksionin në Lazarat "Shqipëria është në udhën e duhur"

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:43

Ndërsa policia po vazhdon aksionin në Lazarat në  ditën e katërt, Komisioni Europian përshëndet këtë operacioni të suksesshëm të policisë. Në një deklaratë të KE-së theksohet se “kjo tregon qartë vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar”.
 

Kamëz, aksident me 1 të vdekur dhe 1 të plagosur në kthesën e Valiasit.

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:41

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në zonën e Kamzës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e njohur si kthesa e Valiasit në Kamëz, ku automjeti i tipit Renault Klio me targa AA905HD, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë duke u përfshirë më pas nga flakët.

Mësohet nga burimet të policisë se personi i plagosur është Hasbi Hidri, 37-vjeç, i cili është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Gate Mahmutaj sillet në Tiranë, sot tek Krimet e Rënda.

Postuar në 19 Qershor, 2014 03:39

Pa zhurmë, as sirena policie, por vetëm me një furgon dhe dy makina “Shevrolet” të Policisë së Shtetit, Razip Mahmutaj i njohur si Gate, së bashku me Emiljano Alikon dhe Matjaz Boçin, kanë mbërritur në ambientet e izolimit të sigurisë së lartë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Dy makinat e policisë janë nisur nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës rreth orës 11:30 minuta të paradites së djeshme dhe pa asnjë ndalim kanë mbërritur në Tiranë. Por jehona e ardhjes së Gates në kryeqytet kishte mbërritur para tij.

Aksioni në Lazarat, Berisha hedh "baltë":Çunat e Ramës po plaçkisin.

Postuar në 18 Qershor, 2014 15:32

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të hedh baltë mbi operacionin e policisë në Lazarat. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është operacion është vetëm për plaçkitje. 

“Të dashur miq, pasi gjatë bastisjes në familjen Koli në Lazarat kanë përmbysur çdo gjë, orendi, mobilje, elektroshtëpiake dhe kanë terrorizuar familjarët, çunat e Ramës kanë plaçkitur çfarë kanë mundur dhe kanë veshur plaçkën! Ky eshte operacini "plaçka"”, shkruan Berisha në Facebook, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet rreth këtyre “akteve te turpshme” sipas tij. 

Të dënuarit me arrest shtëpie, tani mbikëqyrje elektronike.

Postuar në 18 Qershor, 2014 15:22

Qeveria miratoi vendimin për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike në të gjithë territorin e vendit, të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor.

Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.

Lazarat, Rama:Aksioni merr fund kur të vendoset sundimi i ligjit.

Postuar në 18 Qershor, 2014 09:01

Nga Gjermania ku ka marrë pjesë në një Forum Ekonomik,  Rama u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve se operacioni në Lazarat do të përfundojë kur të jetë vendosur plotësisht sundimi i Ligjit.

“Rrënjët e Lazaratit kanë qenë në Qeveri” i është përgjigjur  Rama pyetjes së një nga të pranishmëve në Forum “Se si është e mundur që Lazarati u la me vite të njolloste me turp Shqipërinë.”

Pyetjet dhe përgjigjet e dhëna gjatë Forumit Ekonomik “Tako Shqipërinë në Deutsche Bank” që zhvillohet në Gjermani, Rama i ka publikuar në formën e statuseve në rrjetin social Twitter.

Kreu i ILDKPI-së, raporton Ganaj:Ka shkelje të rënda, dosje të zhdukura.

Postuar në 18 Qershor, 2014 08:59

Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve kryeinspektori I ILDKPI-së Shkëlqim Ganaj, ka deklaruar se nga verifikimet janë konstatuar shkelje të rënda ligjore. Ganaj theksoi se janë mbi 12 mijë dosje të paverifikuara, madje ka edhe dosje të zhdukura nga arkivat.
 
Shkëlqim Ganaj Kreu I inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë, ka raportuar në komisionin e ligjeve për punën e institucionit që drejton për muajt e fundit.
 

Lazarati, Braho: Sulm banditesk? Po laboratorët dhe armët kundër bluve?

Postuar në 18 Qershor, 2014 08:57

Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka reaguar ndaj deklaratave të një dite më parë të ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka i cili i cilësoi si akt banditesk operacionet e policisë në Lazarat duke i bërë thirrje që të distancohen nga këto akuza. Teksa ka vlerësuar dhe ka dhënë mbështetje ndaj punës së policisë, Braho u bëri thirrje banorëve të fshatit të Lazaratit që të bashkëpunojnë me policinë.

Banorët e Dukatit dhe Orikumit në protestë për pronat:Të zbatohet 7501.

Postuar në 18 Qershor, 2014 05:59

Banorët e Dukatit dhe Orikumit kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së Orikumit për pronat. Protesta e banorëve të dy fshatrave bregdetare është bërë pas ndryshimeve të bëra publike që do të sjellë ndarja e re administrative.
 
Banorët e këtyre fshatrave shprehin frikën se mos ndoshta bashkimi i Bashkisë së Orikumit me Bashkinë e Vlorës nuk do të zgjidhë, por do të krijojë akoma më tepër probleme në zgjedhjen e çështjes së pronave të tyre.
 

Deputetët e PS kthejnë ligjet e ministrave, duan rishikim të FA-së.

Postuar në 18 Qershor, 2014 03:22

Deputetët e mazhorancës rrëzojnë ligjet e qeverisë në Kuvend. Në dy nga komisionet më të rëndësishme, ai i Ligjeve dhe i Sigurisë, dy draftet që ishin dërguar për shqyrtim morën vërejtjet nga ana e deputetëve të cilët nuk i votuan më pas duke shtyrë seancën. Kësisoj urdhri i dhënë nga kryeministri Rama se projektligjet me probleme të kthehen mbrapsht nga ana e deputetëve është zbatuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara