Të dënuarit me arrest shtëpie, tani mbikëqyrje elektronike.

Qeveria miratoi vendimin për shtrirjen e mbikëqyrjes elektronike në të gjithë territorin e vendit, të personave që u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor.
Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.
Ja vendimi i Këshilit të Ministrave
K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA Në mungesë dhe me porosi ZËVENDËSKRYEMINISTRI NIKO PELESHI ***V E N D I M PËR SHTRIRJEN E MBIKËQYRJES ELEKTRONIKE NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 2, e 21, pika 1, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Fillimin e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, në kuptim pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”. 2. Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji. 3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Add new comment