Arkiv-Lajme të përditësuara
Fier, treni me pasagjerë përplas për vdekje një 61-vjeçare.
Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i pasagjereve të linjës Tiranë-Vlorë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në fshatin e quajtur Çipllak të komunës Libofshë në Fier.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Ike Gjojdeshi, e cila ishte duke kaluar shinat në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia. Kjo e fundit ka nisur edhe hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares.
Lazarati qëllon mbi policinë Plumbi qorr plagos 45-vjeçarin.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se ditën e sotme është qëlluar me armë ndaj bluve të Gjirokastrës gjatë kohës që po ushtronin kontroll për sipërfaqe të kultivuara me bimë narkotike kanabis sativa.
Fatmirësisht plumbat e lazaratasve nuk kanë cenuar jetën efektivëve që ndodheshin në atë operacion, por ironikisht një plumb i tyre ka goditur një 45-vjeçar po nga fshati Lazarat.
Francë, kërkuan azil, familja shqiptare dërgohet në zonë nukleare.
Një familje shqiptare me dy fëmijë që udhëtonin klandestinë me qëllim destinacion Aglinë kanë mbetur të bllokuar në një zonë radioaktive në Francë. Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” mëson se familja ishte nisur në këtë udhëtim me një anije, por shumë vonë kanë mësuar se kanë arritur në një zonë të rrezikshme, më radioaktiven në Evropë, konkretisht në Areva të Beaumont-Hague në Francë.
Familja klandestine u zbulua e fshehur në një rimorkio të një kamioni që shkarkonte ngarkesa në centralin Areva të Beaumont-Hague.
Fier, treni me pasagjerë përplas për vdekje një 61-vjeçare
Një person ka humbur jetën pasi është përplasur nga treni i pasagjereve të linjës Tiranë-Vlorë. Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në fshatin e quajtur Çipllak të komunës Libofshë në Fier.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se viktima është Ike Gjojdeshi, e cila ishte duke kaluar shinat në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë dhe policia. Kjo e fundit ka nisur edhe hetimet përkatëse për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares.
“Aljazeera”, dokumentar për 500 fëmijë romë shqiptarë të zhdukur
“Fëmijët e humbur të Shqipërisë”, kështu titullohet dokumentari i realizuar nga gazetarja e “Aljazeera”, Sarah Macdonald, ku është investiguar mbi zhdukjen e 500 fëmijëve romë në një jetimore të shtetit Grek.
“Është një mister i rëndë që ka tronditur qeveritë e dy vendeve dhe ende përndjek një nga grupet minoritare më të varfra në Europë”.
Durrës,anija e cigareve kontrabandë mban "peng" 2 marinarët ukrainas
Autoriteti Portual i Durrësit urdhëroi sot në mëngjes transferimin e anijes ERA-1 nga kalata nr 7 në një kalatë inferiore në pjesën lindore të portit detar. Një masë e tillë u mor për të liruar kalatën në të cilën ajo qëndroi e ankoruar për një kohë të gjatë.
Ndërkohë avokati i anijes Idlir Tivari ka deklaruar se gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me APD të cilit i ka kërkuar lënien të lirë të 2 marinarëve të cilët qëndruan disa javë në bordin e anijes për tu kujdesur për të. APD do të marrë në shqyrtim ditën e hënë çështjen e 2 marinarëve.
Lazarat, plagoset 45 vjeçari nga një plumb qorr.
Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në Kordhoc, lagje e poshtme e Lazaratit, ndërsa ishte duke punuar në bahçen e tij.
Mësohet se i plagosuri është Shpëtim Meçi 45 vjeç, i cili po punonte në kopshtin e tij në momentin kur u plagos në shpatull nga një plumb qorr.
45 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Tiranës. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e autorit.
Gjirokastër, ndalohet furgoni me 500 kg drogë, arratiset shoferi
Një operacion antidrogë i policisë së Gjirokastrës, i koduar “Gërhoti”, ka bërë të mundur sekuestrimin e 500 kg marijuanë ditën e sotme të ngarkuara në një furgon si dhe shpalljen në kërkim të drejtuesit të tij.
Mësohet se, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një furgon që lëvizte në rrugën dytësore në zonën e Gërhotit dhe që transportonte një sasi të madhe lëndë narkotike, policia ka nisur aksionin për ndalimin e tij.
Akuzë për dy pistoletat biznesmenit të Fierit
Ndryshe nga dyshimet e prokurorisë për implikimin e tyre në trafikun e drogës, biznesmeni i Fierit, Arjan Shanaj i arrestuar dy ditë më parë dhe Astrit Bushi nga Laçi akuzohen momentalisht vetëm për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”. Mësohet se efektivët e policisë pas dyshimeve kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm, duke i sekuestruar Arjan Shanaj dy armë zjarri, të cilat mendohet se ai i zotëronte pa lejë.
Banda e drogës, nga Turqia në Itali, ja rruga e trafikut të kokainës
Turqi-Prishtinë-Fushë Kuqe e më tej nëpërmjet disa të dyshuarve në Fier, nga ku transportohej drejt Italisë. Kjo është rruga që ndiqte kokaina dhe heroina, që trafikohej nga grupi i kriminal që është shkatërruar gjatë një hetimi të përbashkët mes dy vendeve Shqipërisë dhe Kosovës. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, për zbulimin dhe shkatërrimin e këtij rrjeti të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta, ka dhënë ndihmë edhe strukturat e Shërbimit Informativ Shtetëror, që kanë bërë përgjime të ndryshme, ambientale dhe të tjera.