Banorët e Dukatit dhe Orikumit në protestë për pronat:Të zbatohet 7501.

Postuar në 18 Qershor, 2014 05:59

Banorët e Dukatit dhe Orikumit kanë zhvilluar sot një protestë para Bashkisë së Orikumit për pronat. Protesta e banorëve të dy fshatrave bregdetare është bërë pas ndryshimeve të bëra publike që do të sjellë ndarja e re administrative.
 
Banorët e këtyre fshatrave shprehin frikën se mos ndoshta bashkimi i Bashkisë së Orikumit me Bashkinë e Vlorës nuk do të zgjidhë, por do të krijojë akoma më tepër probleme në zgjedhjen e çështjes së pronave të tyre.
 
Sipas banorëve zgjidhja e çështjes së pronave duhet të marri zgjidhje përfundimtare, ata kërkojnë që të bëhet zbatimi i plotë i ligjit 7501 në mënyrë që çdo pronar të pajiset me certifikatën e pronësisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.