Aksioni në Lazarat, Berisha hedh "baltë":Çunat e Ramës po plaçkisin.

Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të hedh baltë mbi operacionin e policisë në Lazarat. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ky është operacion është vetëm për plaçkitje.
“Të dashur miq, pasi gjatë bastisjes në familjen Koli në Lazarat kanë përmbysur çdo gjë, orendi, mobilje, elektroshtëpiake dhe kanë terrorizuar familjarët, çunat e Ramës kanë plaçkitur çfarë kanë mundur dhe kanë veshur plaçkën! Ky eshte operacini "plaçka"”, shkruan Berisha në Facebook, ndërsa i kërkon prokurorisë të nisë hetimet rreth këtyre “akteve te turpshme” sipas tij.
Comments
Dikush nga rrethi i tij duhet
<p>Dikush nga rrethi i tij duhet te beje sic beri e bija e Le PEN-it me te jatin, i mbylli face-book-un qe te mos ndyje mjedisin pertej shtepise se vet.</p>
Add new comment