Arkiv-Lajme të përditësuara

Visho Ajazi jep urdhërin, gjobë 1.5 mln lek ish-zv/drejtorin e SHISH

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:53

Kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, “gjobit” me 1.5 milion lekë të vjetra ish-zv/drejtorin e SHISH Fatmir Kepin njëherësh ish-përgjegjësin e sigurisë së Bahri Shaqirit, në periudhën kur ky i fundit ka drejtuar Shërbimin Informativ Shqiptar.

Sipas një urdhëri ekzekutimi që gjykata e Tiranës ka nxjerë me kërkesë të Visho Ajazit Lika, Fatmir Kepi i ka shkaktuar një dëm financiar shtetit gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si efektiv pranë Drejtorisë së SHISH në Lushnjë.

 

Kreu i EUROPOL takon Didin Vlerëson operacionin në Lazarat.

Postuar në 23 Qershor, 2014 14:37

Aksioni i policisë në Lazarat është vlerësuar edhe nga Drejtori i EUROPOL, Rob Wainwright. Ky vlerësim i është shprehur drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë takimit me kreun e EUROPOL në selinë qendrore të Policisë Europiane në Hagë. Wainwright vlerësoi progresin që ka bërë Policia e Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe përgëzoi Policinë Shqiptare për ndërmarrjen e operacioneve të suksesshme si operacioni më i fundit që po zhvillohet në Lazarat.
 

1 vit nga ardhja e PS-LSI në pushtet Suksese në ekonomi e rendin publik.

Postuar në 23 Qershor, 2014 14:34

“23 qershori” i ditës së sotme shënon edhe 1-vjetorin e ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, pas 8 vitesh të vështira në opozitë. Zgjedhjet nga koalicioni i majtë, që garoi në moton “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, u fituan falë edhe bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
 
Si koalicion e majta mori 84 mandate, ndërsa si parti Socialistët morën 65 deputetë, ndërsa LSI mori 18 dhe PBDNJ 1.
 

Lazarat, Aliko: Boll prezencës së policisë, banorët janë në panik.

Postuar në 23 Qershor, 2014 10:27

Gjatë një takimi të zgjeruar të zhvilluar në orët e drekës së të hënës, në godinën e Komunës Lazarat, përfaqësues të komunitetit vendas, kërkuan vendosjen e urave të komunikimit midis shtetit dhe banorëve. Pjesëmarrës në takim kanë qenë intelektualë, përfaqësues të pushtetit vendor, komunitetit dhe shoqatës Lazarati.
 
Sipas kryetarit të komunës Dasho Aliko, në qendër të takimit ishte situata e krijuar në komunën që drejtohet nga ai dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit të organeve shtetërore me komunitetin për zgjidhjen e saj.
 

Rama: Shumë 'Gate' në gjyqësor Pas Lazaratit, radha e drejtësisë.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:54

Pas triumfit të Lazaratit, kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendosmërinë e qeverisë për “përballje frontale” me çdo element të kriminalizuar të gjyqësorit. Atij gjyqësori që kreu i mazhorancës e vlerësoi të pakrahasueshëm me trafikantin Gate Mahmutaj, të kapur në Lazarat.

Qartazi dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë, shefi i ekzekutivit tha se qeveria është e gatshme të përballet me çdo kosto me ​“Gatet” e gjyqësorit që me një të rënë të çekiçit lirojnë “Gatet”.

Milot, përplasen 3 automjete 1 viktimë, plagosen 2 të tjerë.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:52

 Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Milo-Rrëshën, ku janë përplasur me njëra-tjetrën tre automjete.

Mësohet se viktima është Mujo Zeneli 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Kujtim Lika 32 vjeç dhe Genc Lika 35 vjeç. Të plagosurit janë shoqëruar për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Prokuroria kallëzon 2 ish-zyrtarë të Rrugores, vodhën 5 milionë lekë.

Postuar në 23 Qershor, 2014 06:46

Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Tiranës kallëzimin penal ndaj dy ish-punonjësve të policisë rrugore të akuzuar për vjedhje në vlerën e rreth 5 milionë lekëve dhe shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.  

Lazarat, arrestohet polici rrugor Shpërdoroi detyrën në aksion.

Postuar në 23 Qershor, 2014 04:29

Katër ditë pasi arritën të vënë në kontroll dhe t’i kthejnë shtetit fshatin e Lazaratit, të mbajtur “peng” prej vitesh nga grupet kriminale të trafikantëve, policia vijon me aksionin dhe kontrollet banesë më banesë në luftën kundër asgjesimit të çdo rrënje të kanabisit.
 
Arrestohet polici rrugor, shperdoroi detyrën gjate aksionit

Gjyqi i Gjikës, kryebashkiaku: Kam drejtuar mbledhjen e KRT që hetoni.

Postuar në 23 Qershor, 2014 04:24

Ka nisur seanca e rradhës në Gjykatën e Tiranës ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i cili është i pranishëm në seancë.

Krahas Gjikës, e pranishme në këtë seancë është edhe e pandehura Eleni Dardha, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashkinë Vlorë, ndërsa mungojnë të pandehurit e tjerë Gëzim Fetaj, Gentian Sherifaj dhe Bledi Liçaj.

Korçë, ambasadorja Moro: Franca mbështet Shqipërinë për statusin.

Postuar në 22 Qershor, 2014 13:26

“Franca mbështet Shqipërinë”. Kjo ka qenë deklarata e ambasadores franceze Christine Moro nga qyteti i Korçës, duke folur për vendimin që do të merret nga Këshilli i Ministrave të Evropës për dhënien ose jo të statusit kandidat për në BE.

Sipas saj vendimi për mbështetjen e Shqipërisë është kolektiv dhe do të merret nga Këshilli Evropian, duke theksuar se Shqipëria po shkon drejt statusit.
 
Moro nuk ka lënë pa përmendur as aksionin e fundit të policisë në Lazarat duke e cilësuar atë si pozitiv dhe shumë të rëndësishëm.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara