Prokuroria kallëzon 2 ish-zyrtarë të Rrugores, vodhën 5 milionë lekë.

Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Tiranës kallëzimin penal ndaj dy ish-punonjësve të policisë rrugore të akuzuar për vjedhje në vlerën e rreth 5 milionë lekëve dhe shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.
Sipas prokurorisë, Gjergj Koliqi, ish-shef i Seksionit të Shërbimeve Mbështetesë në Policinë Rrugore të Tiranës dhe Altin Kallari, ish-specialist në këtë sektor, akuzohen për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”të kryer në bashkëpunim.
Mësohet se nga hetimi i nisur në dhjetor të vitit 2013 të dy këta ish-zyrtarë të Policisë Rrugore janë përgjegjës për mungesë dokumentacioni lidhur me destinacionin e një vlere prej rreth 3.4 milionë lekësh karburant si dhe rreth 1.6 milionë lekësh pjesë këmbimi për automjetet gjatë vitit 2011 dhe 2012.
Add new comment