Lazarat, arrestohet polici rrugor Shpërdoroi detyrën në aksion.

Katër ditë pasi arritën të vënë në kontroll dhe t’i kthejnë shtetit fshatin e Lazaratit, të mbajtur “peng” prej vitesh nga grupet kriminale të trafikantëve, policia vijon me aksionin dhe kontrollet banesë më banesë në luftën kundër asgjesimit të çdo rrënje të kanabisit.
Arrestohet polici rrugor, shperdoroi detyrën gjate aksionit
Gjatë mbrëmjes së të dielës policia ka arrestuar inspektorin Lorenc Alia të rrugores së Gjirokastrës, pasi gjatë aksionit ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar persona të caktuar për të mos iu shoqëruar dhe sekuestruar automjetet e dyshuara në Lazarat. Pas këtij rasti, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes një grupi të posaçëm, po monitoron çdo veprim të strukturave të policisë në kuadër të operacionit të ndërmarrë në Lazarat.
Arrestohet nje banor i Lazaratit, droge e arme ne bodrum dhe stalle
Po gjatë së dielës, është arrestuar banori i Lazaratit Alim Basho 50 vjeç pasi në bodrum iu gjetën një armë zjarri automatik dhe tre krëhra me fishekë, ndërkohë në një largësi 5 m nga banesa, në një stallë që përdorej prej tij, janë gjetur 4 thasë me kanabis të thatë me një peshë prej 234 kg.
Add new comment