Arkiv-Lajme të përditësuara

Aksioni në Lazarat, pranga një  tjetër person, totali 30 të arrestuar

Postuar në 27 Qershor, 2014 04:52

LAZARAT - Një tjetër person ka rënë në pranga të policisë në Lazarat ditën e sotme duke e çuar kështu në 30 numrin total të personave të arrestuar, gjatë superaksionit disa ditor antikanabis që policia ka ndërmarrë në këtë fshat.

Në pranga ka rënë Abas Birbili, 61 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij gjatë ditës së djeshme i janë gjetur 22 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, me një peshë prej 210 kg, si dhe 4 pako të mbështjella me natriban me bimë narkotike kanabis sativa me një peshë prej rreth 2.8 kg.

Rrëfimi i rojes: Pashë gjithçka, po prisja t'i hapja derën shefit

Postuar në 27 Qershor, 2014 04:47

 Roja i sigurisë së jashtme të bankës Credins ka treguar gjatë marrjes në pyetje se kishte parë makinën e drejtorit të bankës Artan Santo dhe menjëherë kishte dalë nga vendroja duke pritur tek shkallë për t'i hapur derën e bankës, siç bënte zakonisht. “Ka qënë ora 09:10, kur kam parë makinën e Artan Santos. Unë kam qënë turni i parë dhe se sapo pashë makinën që erdhi nga kryeministria dhe u kthye e qëndroi afër bankës, kam dalë nga vendroja ime dhe kam shkuar tek dera e bankës, për t'ia hapur shefit.

Vrasja, killera me “uniformë” dhe revolver mulli, dyshim për të huaj

Postuar në 27 Qershor, 2014 04:45

TIRANE- Mbeten të paidentifikuar dy personat të cilët kanë qëlluar dhe vrarë me armë, bankierin Artan Santo. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se, dyshohet se dy atentatorët janë të huaj dhe në këtë pistë po hetohet. Në vëmendje është sjellë edhe një raport i SHISH disa vite më parë se, në Shqipëri po vinin vrasës me gomone nga vendet fqinje. Mëngjesin e djeshëm, prokuroria së bashku me Policinë e Tiranës kanë ngritur një grup hetimor të përbashkët që drejtohet nga dy prokurorët, Adriatik Cama dhe Dritan Nushi, ndërsa në terren kanë zbritur rreth 80 ekspertë.

Tiranë, dy të armatosur marrin peng një person tek Zogu i Zi

Postuar në 26 Qershor, 2014 15:27

Dy persona të armatosur kanë rrëmbyer mbrëmjen e sotme një tjetër person, në zonën pranë Zogut të Zi në Tiranë. 

Ende nuk dihet identiteti i rrëmbyesve apo i personit të rrëmbyer, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje, pasi ka bërë verifikimet paraprake të informacioneve ka shpallur në kërkim një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë.
 
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorëve. 

Pjerin Ndreu:Policia është akoma e brishtë, besim se autorët do kapen

Postuar në 26 Qershor, 2014 14:04

 

Santo u qëllua nga një revolver me mulli, s’gjendet asnjë gëzhojë

Postuar në 26 Qershor, 2014 10:13

Autorët e vrasjes kanë qenë të pajisur jo vetëm me veshje të specializuara dhe kokore me xham të errët, por edhe armatimin e kanë pasur të specializuar dhe që përdoret nga bandat mafioze në Evropë dhe SHBA.
 
Bëhet fjalë për një revolver me mulli, që dyshohet të jetë revolveri P.38, i një kalibri të lartë. Madje është revolveri që ka përdoruar edhe kapobanda amerikane Al Kapone.
 

Korçë, një i moshuar gjendet i pajetë në një dhomë hoteli, nuk dihet identiteti i tij.

Postuar në 26 Qershor, 2014 10:10

Një i moshuar me nënshtetësi greke është gjetur i vdekur nga policia e Korçës në një dhomë hoteli në fshatin Çiflik të këtij rrethi.
 
Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, mësohet se është i moshës rreth 60 vjeç, ndërsa trupi i tij u gjet nga punonjësit e hotelit.
 
Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë uniformat blu të qytetit juglindor që kanë mbërritur në vendngjarje.
 
Blutë e Korçës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje. 

Pogradec, aksidentohet për vdekje e mitura

Postuar në 26 Qershor, 2014 08:28

Një e mitur ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec, si pasojë e përplasjes nga një automjet.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Kasëm Galla  me targa AA 018 CS.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petrushkë në Pogradec rreth orës 09 e 30 të mëngjesit, ndërkohë që viktima 13-vjeçare me iniciale G.T ishte banuese në fshatin Kaçak në Korçë. 

S'i dha urdhër mbrotjeje, 18 vjeçarja kërcënon me thikë gjyqtaren

Postuar në 26 Qershor, 2014 08:01

Kërcënohet me thikë në sallën e gjyqit, gjykatësja Vjosa Zaimi. Sipas burimeve për A1 REPORT, ngjarja është shënuar në Gjykatën e Tiranës , ndërsa autore është një 18-vjeçare.

E reja kishte kërkuar urdhër-mbrojtjeje, ndërs gjyqtarja Zaimi nuk e kishte maratuar urdhrin.

Për këtë arsye 18-vjeçarja ka tentuar ta qëllojë me thikë gjyqtare, ndërsa situata është parandaluar nga sekretarja e gjyqtares e cila ka shmangur goditjen.  

Aksioni në Lazarat, kapen edhe dy persona nga “grupi i zjarrit”

Postuar në 26 Qershor, 2014 07:41

Dy persona të tjerë, të dyshuar si pjestarë të “grupit të zjarrit”  që qëlluan ndaj policisë në Lazarat, janë arrestuar. Në pranga kanë përfunduar Adriatik Gaba, vjeç 43, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar me datë 25.06.2014 në banesën e këtij shtetasi në fshatin Lazarat, i janë gjetur 750 gr boçe dhe lëndë kanabis sativa, në momentin e ndalimit ky shtetas po drejtonte një automjet tip BMV, ku u konstatua se nuk kishte dëshmi aftësie. Gaba dyshohet se gjatë zhvillimit të operacionit në Lazarat ka gjuajtur me armë policinë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara