Aksioni në Lazarat, pranga një tjetër person, totali 30 të arrestuar

LAZARAT - Një tjetër person ka rënë në pranga të policisë në Lazarat ditën e sotme duke e çuar kështu në 30 numrin total të personave të arrestuar, gjatë superaksionit disa ditor antikanabis që policia ka ndërmarrë në këtë fshat.
Në pranga ka rënë Abas Birbili, 61 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij gjatë ditës së djeshme i janë gjetur 22 thasë të mbushur me bimë narkotike kanabis sativa, me një peshë prej 210 kg, si dhe 4 pako të mbështjella me natriban me bimë narkotike kanabis sativa me një peshë prej rreth 2.8 kg.
Deri më tani janë arrestuar 30 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë, për shkatërrim prone, ndërsa nga kontrollet e ushtruara në 757 banesa janë zbuluar dhe asgjësuar rreth 55 ton dhe rreth 134 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkaq ditën e djeshme dy persona të tjerë pjesë e “grupit të zjarrit” janë vënë në pranga të policisë. Po ashtu është proceduar penalisht dhe Kreu i Komunës Lazarat, Dasho Aliko.
Kontrollet në fshatin Lazarat për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjesimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme nga Policia e Shtetit.
Rezultatet e operacionit në total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 54 ton e 815.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Janë gjetur 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe14 kg e 750 gram lëndë narkotike e dyshuar çokollatë (me datë 20.06.2014 në banesën e R.Gaba në Lazarat u gjet një sasi prej rreth 13 kg, e cila pas verifikimeve rezultoi e dyshuar lëndë narkotike çokollatë dhe një tjetër sasi ishte sekuestruar në një tjetër ambient), si dhe 3 kg farë kanabis sativa, rreth 8.8 litër vaj hashashi.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.
Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
- 362 armë zjarri automatikë (288) e pushkë (84), 24 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 24 mitrolozë, 1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 5 granatëhedhës, 5 armë të vjetra, si dhe 22 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.
- janë gjetur e sekuestruar 45 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si 1 silenciator dhe 6 krëhra, si dhe 60 fishekë.
- janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 209.934 fishekë të llojeve të ndryshme, 1157 kallëpë tritol, 625 granata, 360 predha granatëhedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 2609 kapsolla detonatore, 1204.8 ml fitil zjarrpërcjellës, 569 krëhra fishekësh, 29 mbushje predhash.
- janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 4, nga këto 2 të djegura.
- janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 36 automjete nga këto 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, po ashtu janë shoqëruar 17 automjete të tjera.
- janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçin).
- janë sekuestruar 37 targa automjetesh.
- janë sekuestruar 10 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.
- është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 4 kasaforta.
- është gjetur e sekuestruar 1 metalkërkues,
- dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
- 7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.
- nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.
- një sasi e madhe gëzhojash
- kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr,
- radio transmetuese 5, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3,
- e një sërë materialesh të tjera.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
- 19 makineta lojra fati
- 1 rulet lojëra fati
- 2 tavolina-fusha lojra fati
- 2 kasaforta
- 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit
Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 757 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.
Add new comment