Arkiv-Lajme të përditësuara
Përplasen 2 mjete në autostradën Tiranë-Durrës, njëra përmbyset
Në kilometrin e tetë të autostradës Tiranë-Durrës, 2 automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëra prej tyre është përmbysur.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk është raportuarpër presona të lënduar rëndë.
Siç duket edhe nga fotot një nga automjetet është përmbysur në rrugë, por nuk duket që të ketë dëme të shumta. Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Greqi, sherr me thika mes 2 shqiptarëve dhe 3 grekëve
Dy nxënës shkolle janë plagosur gjatë një sherri me thika ku janë përfshirë 2 shqiptarë të moshës 17 dhe 19 vjeç dhe 3 grekë 16, 17 dhe 18 vjeç.
Sipas mediave greke sherri dyshohet se ka nisur për një vajzë. Gjatë përleshjeve njëri prej të rinjëve shqiptarë ka goditur me thikë 2 prej grekëve të cilët tashmë janë transferuar n spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
200 inspektorë tatimorë dhe doganorë i nënshtrohen testimit
Ministria e Financave ka bërë të ditur se pas tre muajsh trajnim të rreth 550 punonjësve të administratës doganore dhe tatimore, sot nisi testimi për rreth 200 inspektorë tatimorë.
Testimi është kryer në ambientet e fakultetit Ekonomik, në Tiranë, procesi është ndjekur nga afër nga zëvendësministri i Financave Ervin Mete.
Sipas njoftimit të MD-së javën tjetër do të jetë testimi për punonjësit e doganave, në testim nuk do të ketë vetëm inspektorë, por edhe nivel menaxherial, pra drejtues që janë rreth 85.
Shtyhet afati, tuneli i aksit rrugor Elbasan–Tiranë rihapet më 1 korrik
Për shkak të vazhdimit të punimeve, tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik.
Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan njoftoi se “është kërkuar nga firma ndërtuese të marrë masa për rregullimin e trafikut deri në datën 1 korrik”. Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme ishte parashikuar që tuneli të hapej sot, me 28 qershor.
Por, zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet.
Durrës, arrestohen 3 persona për vjedhje, iu gjetën edhe 950 fishekë.
Policia identifikon një grup vjedhësish, pasi grabitën një banesë në lagjen 15, Spitallë të Durrësit. Policia e qytetit bregdetar arrestoi dje në mbrëmje Marian Çelën, 27 vjeç, Gentian Xhakerrin 18 vjeç, Ardit Nikolli, 18 vjeç. Tre të arrestuarit dyshohet se në bashkëpunim kanë grabitur banesën në lagjen 15 në orën 01:00 të 27 Qershorit.
Sendet e vjedhura i janë gjetur Marian Çelës, në banesën e tij u gjetën dhe 950 fishekë automatiku e pistolete.
Policia po punon edhe për dokumentim e vjedhjeve të tjera që mund të jenë realizuar nga ky grup.
Shkodër, kapen 88 kg kanabis kishte destinacion Malin e Zi
Rreth 88 kilogramë kanabis janë sekuestruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Lënda narkotike u zbulua gjatë një aksioni të policisë kufitare në brigjet e Hotit, komuna Kelmend, kufi me Malin e Zi. Droga ishte e paketuar në 74 pako, dhe e ndarë në 3 thasë.
Ende nuk dihen transportuesit e lëndë narkotike e cila kishte si destinacion Malin e Zi.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Rrëfehet dëshmitari okular: Vrasësi i drejtoi armën policit
“Në fillim na u duk si një skapamento makine, por më pas pamë se ç’gjëmë kishte ndodhur”. Njëri nga dëshmitarët e ngjarjes ka treguar për “Shqiptarja.com”, momentet e ngjarjes ku u ekzekutua në derën e bankës që drejtonte, Artan Santo. Ndërsa tregon se, killeri nuk foli, por pasi kreu krimin u kthye dhe i drejtoi armën policit rrugor që tentoi të afrohej, duke e neutralizuar dhe më pas u largua. Burri me inicialet K.
Lazarati, pranga 61-vjeçarit, iu gjetën në banesë 7 thasë me 82 kg drogë
Në vijim të operacionit të policisë në Lazarat, një tjetër persona ka rënë në prangat e policisë duke e çuar në total 33 numrin e të arrestuarve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 61-vjeçarit Ismail Buci, iu gjetën në papafingo 7 thasë me marijuanë, në një sasi totale prej 82 kilogramë.
ICITAP:Policia e Shtetit afër krizës, s’ka logjistikë
Një studim i misionit te Departamentit të Drejtesisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ICITAP, i cili asiston policinë shqiptare, përshkruan me detaje situatën logistike të policisë së shtetit.
Një burim pranë ICITAP i tha “Top-Channel” se për të patur një skanim të pavarur dhe objektiv të situates, studimi është kërkuarn nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Kërkohej nga Kosova, kapet në Tiranë muxhahedini i 4-t
Tre muaj pas shkatërimit të celulës muxhahedine në Tiranë që rekrutonte dhe dërgonte luftëtarë në Siri, shoqërohen dhe dy anëtarë të tjerë të këtij grupi. Operacioni policor për lokalizimin e shtetasit kosovar Burim Ballazhi dhe shtetasit shqiptar Altin Demirlika është kryer nga agjentët e antiterrorit dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit.