Shtyhet afati, tuneli i aksit rrugor Elbasan–Tiranë rihapet më 1 korrik

Për shkak të vazhdimit të punimeve, tuneli i Krrabës do të qëndrojë i mbyllur deri në datë 1 korrik.
Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan njoftoi se “është kërkuar nga firma ndërtuese të marrë masa për rregullimin e trafikut deri në datën 1 korrik”. Në një njoftim të mëparshëm nga Ministria e Brendshme ishte parashikuar që tuneli të hapej sot, me 28 qershor.
Por, zgjatja e punimeve në rrugë më tepër se parashikimi ka bërë që afati të shtyhet.
Policia kërkoi mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe njëkohësisht njoftoi se deri mëngjesin e datës 1 korrik qarkullimi nga Elbasani drejt Tiranës dhe anasjelltas do të kryhet nga aksi i Qafë Krrabës. Tuneli u mbyll mëngjesin e 25 qershorit për shkak të punimeve qe po kryhen në këtë rrugë.
Add new comment