Arkiv-Lajme të përditësuara

Gafa e killerave, përdorën celularin para vrasjes së Santos

Postuar në 28 Qershor, 2014 01:50

Mijëra numra telefoni që janë përdorur në zonën e ish-bllokut dhe në atë të Fushë-Krujës janë duke u kontrolluar nga ana e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se, killerat kanë përdorur telefonin para se të vrisnin drejtorin e Credins Bank, Artan Santo, 58 vjeç. Kanë qenë disa dëshmitarë që kanë treguar për policinë se kanë parë personat që kryen vrasjen duke përdorur telefonin celular para se të kryenin vrasjen.

Tiranë, seksioni antiterror shoqëron dy persona për rekrutimet në Siri

Postuar në 27 Qershor, 2014 17:35

Seksioni antiterror dhe DFPO, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një operacion në kryeqytet për ndalimin e personave që bënin rekrutime për xhihadistë në Siri.
 
Mësohet se gjatë këtij operacioni deri tani është shoqëruar një kosovar dhe një shqiptar  të cilët akuzohen se rekrutonin besimtarë myslimanë për t’i dërguar si luftëtarë në Siri, përkrah rebelëve kundër regjimit të Assad, si xhihadistë
 
Aksioni i seksionit antiterror dhe DFPO-së është shtrirë pranë zonës së njohur si ish-Frigoriferi.

Itali, kapet një sasi rekord prej 42,7 ton kanabis në Mesdhe

Postuar në 27 Qershor, 2014 17:31

Policia italiane kapi sot një anije që ndodhej mes Siçilisë dhe Tunizisë që mbante një sasi prej 42,7 ton kanabis. Kjo është një nga kapjet më të mëdha në brigjet e Siçilisë nga policia italiane, në kuadrin e një hetimi të zhvilluar nga doganierët francezë, njoftuan autoritetet franceze.

"Droga ndodhej në një anije kargo 110 metra të gjatë, të quajtur "Aberdeen" dhe mbante flamur togolez. Ekipi përbëhej nga libanez, indianë dhe sirianë", theksoi Vincent Sauvalere, drejtor i operacioneve në drejtorinë kombëtare të informimit dhe të hetimit doganor, që ka drejtuar këtë hetim.

Tentoi të kalojë farën e kanabisit drejt Greqisë, pranga anglezes

Postuar në 27 Qershor, 2014 17:26

Një shtetase angleze është arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, pasi iu gjet në çantë një sasi fare kanabisi. 27-vjeçarja me shtetësi angleze po tentonte të kalonte një çantë me farë kanabisi në drejtim të Greqisë, por është ndaluar gjatë kontrollit të ushtruar.
 
27-vjeçarja dyshohet se e ka siguruar farën e kanabisit në rrethinat e Sarandës dhe është përdorur nga ndonjë grup kriminal për të transportuar çantën me farën e drogës së Lazaratit drejt Greqisë.
 
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal. 

Lushnjë, aksidentohet për vdekje këmbësori, shoqërohet shoferi

Postuar në 27 Qershor, 2014 14:03

Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa është përplasur nga një automjet në aksin Rrogozhinë-Lushnjë pasditen e sotme.
 
Artan Dosti nga Berati ka tentuar të kalojë në këmbë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër në afërsi të urës së Shkumbinit kur është goditur nga automjeti tip “Golf” me targa AA960 GC që drejtohej nga shtetasi, Erlind Dyrmishi, banues në Divjakë.
 

Dërgonin klandestinë në Francë, në pranga 6 shqiptarë në Bruksel

Postuar në 27 Qershor, 2014 14:00

Pas katër bastisjeve të kryera në kryeqytetin belg në Bruksel, policia ka arrestuar gjashtëpersina të dyshuar, të cilët po tentonin për të dërguar në mënyrë të paligjshme në Britani 6 persona. Këtë e njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar burimeve të Ministrisë Publike nga Brukseli. Më konkretisht, sipas burimeve të ministrisë, policia kishte nisur hetimet nga nëntori i kaluar gjatë një kontrolli në anë të rrugës në E-40 deri në zonën Grand-Bigard. Policia zbuloi më pas gjashtë shtetasit shqiptarë në pjesën e prapme të dy kamionëve të parkuar gabimisht.

Fier, spitali furnizohet me ilaçe

Postuar në 27 Qershor, 2014 08:48

Mungesa e ilaçeve në spitalin e Fierit është një problem që i përket së shkuarës.
 
Ky spital rajonal prej kohësh nuk ka mangësi në medikamente, ndërsa edhe pacientët nuk kanë përse t’i drejtohen farmacive për të blerë medikamente.
 
Drejtoresha e këtij institucioni,Antoneta Dhima shprehet se janë realizuar në kohë procedimet e prokurorimit për sigurimin e medikamenteve të nevojshme për mbarëvajtjen e punës në spital.
 
Mungesa e ilaçeve prej vitesh ka qenë një ndër problemet kryesore të spitalit rajonal të Fierit. 

Vlorë, ujërat e zeza vijojnë derdhen në det, Pushuesit: Të merren masa

Postuar në 27 Qershor, 2014 08:47

Plazhi publik i Vlorës listohet prej vitesh në radhët e 11 plazheve më të ndotura në Shqipëri në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.
 
Derdhjet e ujërave të zeza të padisiplinuara bëjnë që shkalla e ndotjes bakteriologjike të ngelet e lartë .
 
Edhe pse  i lind detyrim bashkisë se Vlorës marrja e masave për vendosjen e tabelave informuese për publikun, kjo duket se ende nuk ka ndodhur,  duke i lënë të painformuar qytetarët për rrezikshmërinë që prezanton plazhi në këto zona .
 

Shoqërohet zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet për korrupsion

Postuar në 27 Qershor, 2014 08:45

Policia e Tiranës ka nisur ditën e sotme një operacion antikorrupsion ndaj zyrtarëve në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Mjesdisit. Në këtë kuadër, Drejtoria e Forcave të Posaçme Operacionale dhe Seksioni i Antikrimit Financiar, kanë shoqëruar një zyrtar të Ministrisë së Mjedisit i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit”.
 
Mësohet se i shoqëruar është Albert Topçiu, Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit. Topçiu është shoqëruar i dyshuar se ka marrë 2 mijë euro ryshfet.
 

Nis nesër agjërimi i Ramazanit Bruçaj: Muaji i paqes e begatisë

Postuar në 27 Qershor, 2014 08:40

Ditën e nesërme nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Më shumë se 1 miliardë myslimanë në të gjithë botën nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit.
 
Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. Këtij urimi iu është bashkuar sot edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Ai u shpreh se ky është muaji i paqes e begatisë dhe solidaritetit.
 
Bruçaj theksoi se agjërimi i Ramazanit i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë dhe sinqeritetit.
 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara