Itali, kapet një sasi rekord prej 42,7 ton kanabis në Mesdhe

Policia italiane kapi sot një anije që ndodhej mes Siçilisë dhe Tunizisë që mbante një sasi prej 42,7 ton kanabis. Kjo është një nga kapjet më të mëdha në brigjet e Siçilisë nga policia italiane, në kuadrin e një hetimi të zhvilluar nga doganierët francezë, njoftuan autoritetet franceze.
"Droga ndodhej në një anije kargo 110 metra të gjatë, të quajtur "Aberdeen" dhe mbante flamur togolez. Ekipi përbëhej nga libanez, indianë dhe sirianë", theksoi Vincent Sauvalere, drejtor i operacioneve në drejtorinë kombëtare të informimit dhe të hetimit doganor, që ka drejtuar këtë hetim.
"Anija gjednej mes Siçilisë dhe Tunizisë kur policia italiane e interceptoi dhe e shoqëroi deri në portin e Trapanit, në Siçili", theksoi Ministria franceze e Ekonomisë.
"Të 15 anëtarët e ekuipazhit i janë dorëzuar autoriteteve gjyqësore italiane. Me një sasi të tillë droge, është shumë pakë e mundur që asnjëri prej tyre të mos dinte gjë se çfarë po transportonin", vazhdoi Sauvalere.
"Në total u kapën 42,672 ton kanabis, ose ekuivalentia e një gjysmë rimorkio të mbushur plotë. Një pjesë e saj ishte fshehur mirë, por një sasi e tillë është e vështirë të mos dallohet dhe policia italiane e gjeti menjëherë drogën", shtoi ai duke theksuar se kjo sasi droge arrin shumën e rreth 120 milionë eurove. "ATSH".
Add new comment