Tiranë, seksioni antiterror shoqëron dy persona për rekrutimet në Siri

Postuar në 27 Qershor, 2014 17:35

Seksioni antiterror dhe DFPO, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale kanë zhvilluar një operacion në kryeqytet për ndalimin e personave që bënin rekrutime për xhihadistë në Siri.
 
Mësohet se gjatë këtij operacioni deri tani është shoqëruar një kosovar dhe një shqiptar  të cilët akuzohen se rekrutonin besimtarë myslimanë për t’i dërguar si luftëtarë në Siri, përkrah rebelëve kundër regjimit të Assad, si xhihadistë
 
Aksioni i seksionit antiterror dhe DFPO-së është shtrirë pranë zonës së njohur si ish-Frigoriferi.

Bëhet e ditur se të shoqëruar si pjesë e grupit të xhihadistëve është Altin Demirlika dhe shtetasi Kosovar Burim Ballazhi. Pas verifikimeve nga policia, mësohet se shtetasi shqiptar Altin Demirlika është lënë i lirë, ndërsa Burim Ballazhi është mbajtur nën arrest.

Problemin e rekrutimeve për dërgimin e njerëzve të thjeshtë si luftëtarë në Siri, për Xhihad, është hasur edhe nga autoritetet e shtetet fqinje si në Maqedoni dhe Kosovë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.