Lushnjë, aksidentohet për vdekje këmbësori, shoqërohet shoferi

Një 40-vjeçar ka humbur jetën teksa është përplasur nga një automjet në aksin Rrogozhinë-Lushnjë pasditen e sotme.
Artan Dosti nga Berati ka tentuar të kalojë në këmbë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër në afërsi të urës së Shkumbinit kur është goditur nga automjeti tip “Golf” me targa AA960 GC që drejtohej nga shtetasi, Erlind Dyrmishi, banues në Divjakë.
Përplasja ka rezultuar fatale për 40 vjecarin që ka gjetur vdekjen e menjëhershme, e ndërsa pasi ka ndjekur disa minuta trupi në rrugë, ai është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit të Lushnjës, në pritje për t’u tërhequr nga familjarët.
A1 Report sjell pamjet e pak momenteve pas aksidentit të rëndë që i mori jetën 40-vjeçarit,
Blutë e Lushnjës pas minuta pas aksidentit kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, ndërsa kanë nisur punën për zbardhjen e rrethane të plota të kësaj ngjarjeje.
Aksidenti shkaktoi kaos në trafik në këtë aks rrugor, teka u deshën disa minuta që trafiku ti rikthehej normalitetit.
Add new comment