Nis nesër agjërimi i Ramazanit Bruçaj: Muaji i paqes e begatisë

Ditën e nesërme nis Muaji i shenjtë i Ramazanit. Më shumë se 1 miliardë myslimanë në të gjithë botën nisin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit.
Liderët fetarë nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për një muaj paqe e solidariteti. Këtij urimi iu është bashkuar sot edhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj. Ai u shpreh se ky është muaji i paqes e begatisë dhe solidaritetit.
Bruçaj theksoi se agjërimi i Ramazanit i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë dhe sinqeritetit.
“Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Nesër është dita e parë e këtij muaji të Bekuar dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit. Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Në këtë muaj të begatë shtohet dashuria për njeri-tjetrin, dhe në veçanti në zemrat e besimtarëve mbizotëron dëshira e faljes së gabimeve dhe sjellja me butësi e urtësi. Agjërimi i Ramazanit i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj Zotit të botëve.” theksoi Skënder Bruçaj.
Ndër të tjera Bruçaj tha se ky muaj na rikujton kujdesin dhe vëmendjen që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe përkushtimin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre.
“Ky muaj i begatë na rikujton kujdesin dhe vëmendjen që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin dhe përkushtimin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që në këtë muaj të begatë të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.” u shpreh Bruçaj
Sipas kalendarit mysliman, muaji i shenjtë i Ramazanit fillon me 28 qershor dhe dita e parë e Fitër Bajramit është me 28 korrik. Sipas fesë islamike, çdo besimtar mysliman është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfërit si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë, duke ju uruar agjërim të lehtë dhe të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ka sugjerua disa këshilla dietike për ndryshimin e zakoneve të ushqyerjes gjatë këtij muaji.
Add new comment