Gafa e killerave, përdorën celularin para vrasjes së Santos

Postuar në 28 Qershor, 2014 01:50

Mijëra numra telefoni që janë përdorur në zonën e ish-bllokut dhe në atë të Fushë-Krujës janë duke u kontrolluar nga ana e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se, killerat kanë përdorur telefonin para se të vrisnin drejtorin e Credins Bank, Artan Santo, 58 vjeç. Kanë qenë disa dëshmitarë që kanë treguar për policinë se kanë parë personat që kryen vrasjen duke përdorur telefonin celular para se të kryenin vrasjen. Lajmi është bërë i ditur nga burime të grupit hetimor, sipas të cilëve hetimi ka hyrë në një fazë të dytë për të identifikuar personat e dyshuar të cilët kanë kryer dhe krimin dhe me kë kanë komunikuar në zonën e Fushë Krujës ku edhe janë përqendruar hetimet e policisë, që po bëhen në mënyrë intensive. Policia ka kërkuar nga kompanitë e telefonisë celulare të gjitha tabulatet e numrave që antenat e tyre i kanë sinjalizuar në zonën e ish-bllokut në kryeqytet dhe në Fushë Krujë.

MIJËRA TELEFONATA
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, bëhet fjalë për një punë kolosale pasi janë mijëra tabulante telefonike që do të verifikohen në lidhje me ekzekutimin mafioz të bërë ndaj 58-vjeçarit Santo, në mëngjesin e ditës së enjte 26 qershor. Në këtë hetim masiv, policia pret që të gjejë numra telefoni të njëjtë, të një telefonate apo një sms-je që mund të jetë nisur nga Tirana në Fushë Krujë apo anasjelltas. Pikërisht me gjetjen e këtij numri, apo disa numrave pritet që të identifikohen edhe autorët e ekzekutimit të bankierit Artan Santo.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.