Arkiv-Lajme të përditësuara
Ksamili vendos traun: 100 lekë për çdo makinë që hyn në komunë.
Kushdo qe vendos te kaloje pushimet verore ne Ksamil do te dyhet te paguaje nje takse prej 100 leke te reja. Ky vendim eshte marre nga komuna dhe do te aplikohet per cdo automjet qe do te hyje ne Ksamil, kryesisht ne zonat kane park kombetar. Punonjesit e Komunes kane vendosur nje një trau -taksambledhës në rrugën që lidh qytezën me detin. Ky vendim eshte pritur me protesta nga banoret dhe sipërmarrës të lokaleve turistike.
Dy të arrestuarve për vrasjen e Santos u gjendet barut në duar.
Dy kushërinjve nga Fushë-Kuqja të dyshuar si të implikuar në atentatin ndaj bankierit Artan Santo, u është gjendur barut në duar.
Tiranë, kapet pedofili 48 vjeçar u kap duke abuzuar me 2 të mitura.
Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 48 vjeçar, pasi është kapur duke abuzuar seksualisht me dy të mitur. Në pranga ka rënë shtetasi Agron Gega, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë arrestimi i tij është bërë forcat e policisë së komisariatit nr.3 në kryeqytet pasi u kap në flagrancë duke abuzuar dhe ngacmuar seksualisht dy të mitur në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “Ngacmimit seksual me të mitur”, për procedime të mëtejshme.
PD kërkon 21 ose 28 qershor për zgjedhjet vendore 2015-të.
Zgjedhjet vendore do të mbahen në datën 21 ose 28 qershor 2013. Në tryezën e organizuar dje nga KQZ dhe shoqëria civile lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi si një nga ish-bashkëhartuesit e Kodit Zgjedhor theksoi se ndryshimet e propozuara po bëhen me vonesë, por duke shprehur se opozita nga ana e saj është pro për të nisur diskutimet.
Matura, 12 mijë mbetës Kujdesi me llogaritjen e pikëve.
Maturantët të cilët do të plotësojnë Formularin A2 pas daljes edhe në notave të provimeve me zgjedhje duhet të jenë të kujdesshëm me formulën e re të pikëve të vendosur për këtë vit. Kjo për vetë faktin se është rritur pesha e mesatares çka do të bëjë të mundur që konkurrentët për në universitete të kenë nota më të larta se një vit më parë, pavarësisht se ata do t’i referohen fituesit të vitit të fundit për maturën e 2013.
Reforma territoriale, Celibashi: Do të bëhet rishpërndarja e mandateve.
Mazhoranca dhe opozita pranuan dje se reforma territoriale do të ketë ndikim në Kodin Zgjedhor dhe do të kërkoi që të bëhet reformën edhe në ligjin elektoral në vend. Në tryezën e organizuar dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të paraqitur amendamentet për ndryshimet në Kod, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi theksoi se reforma territoriale do të kërkojë një rishpërndarje të mandateve në vend në bazë të numrit të popullsisë së zonave të reja që do të krijohen.
Shkodër, asgjësohen 7 parcela me 700-900 bimë kanabis sativa.
Policia e Shkodrës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion antikanabis në zona të thella të këtij qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Lidhur me këtë, është bërë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 7 parcelave të mbjella me nga 700-900 bimë kanabis sativa.
Mësohet se parcelat u zbuluan dhe u asgjësuan me anë të djegies, në fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës.
Berisha mbush 10 ditë jashtë Kuvendit, opozita i jep fund bojkotit.
Opozita i ka dhënë fund sot bojkotit të veprimtarive parlamentare, pasi këtë të hënë përfundoi dhe afati prej 10 ditësh që Byroja e Kuvendit mori për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga seancat plenare, vendim ky pas fjalorit të ulët që përdori në foltoren e Kuvendit deputeti demokrat.
Pukë-Fushë Arrëz bie në humnerë një automjet, humb jetën drejtuesi.
Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur ditën e sotme aksin Pukë-Fushë Arrëz. Mësohet se një automjet i vogël tip “Golf” me targa AA 490 DH ka rënë në një humnerë rreth 80 m.
Nga të dhënat paraprake mësohet se ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, Beslim Brahimi 49 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur edhe hetimet për aksidentin që i mori jetën 49-vjeçarit Brahimi.
Busti i Nolit,reagon “Foleja Kombëtare” ndaj deklaratës së Kishës Ortodokse.
Shoqata Foleja Kombëtare ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Kishës Ortodokse në Durrës e cila thotë se është "dakord që busti i Imzot Theofan Nolit të vendoset në Durrës”, bust i cili tashmë është transferuar për t’u vendosur në Elbasan.
Ka qenë pikërisht kjo shoqatë nismëtarja e derdhjes në bronz të bustit të Fan Nolit, që u transferua më pas në Elbasan u krye sepse Kisha Ortodokse nuk iu përgjigj kërkesës së tyre.