Berisha mbush 10 ditë jashtë Kuvendit, opozita i jep fund bojkotit.

Opozita i ka dhënë fund sot bojkotit të veprimtarive parlamentare, pasi këtë të hënë përfundoi dhe afati prej 10 ditësh që Byroja e Kuvendit mori për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga seancat plenare, vendim ky pas fjalorit të ulët që përdori në foltoren e Kuvendit deputeti demokrat.
Kështu përfaqësuesit e opozitës ishin të pranishëm në seancën e vecantë që mbajti Kuvendi sot në nder të vizitës së Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i cili mbajti dhe një fjalim. Në këtë seancë ishte i pranishëm dhe vetë deputeti demokrat Sali Berisha, pasi më 29 Qershor u plotësuan 10 ditë nga përjashtimi që i bëri Byroja.
Më tej opozita dhe mazhoranca ishin sërish sëbashku edhe në ceremoninë zyrtare që kreu i Shtetit Bujar Nishani zhvilloi në ambjentet e Presidencës ku dekoroi me urdhrin e “Flamurit Kombëtar” presidentin e Komisionit Europian, Barroso.
Byroja e Kuvendit mori më 19 Qershor vendimin për të përjashtuar me 10 ditë nga veprimtaria e seancave plenare deputetin e PD-së Sali Berisha, pas ofendimit me fjalë fyese që bëri ndaj bashkëshortes së ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj.
Add new comment