Shkodër, asgjësohen 7 parcela me 700-900 bimë kanabis sativa.

Policia e Shkodrës ka nisur mëngjesin e sotëm një aksion antikanabis në zona të thella të këtij qarku, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Lidhur me këtë, është bërë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 7 parcelave të mbjella me nga 700-900 bimë kanabis sativa.
Mësohet se parcelat u zbuluan dhe u asgjësuan me anë të djegies, në fshatrat Vjerdh, Lisen dhe Mazrek në komunën Gur i Zi të Vaut të Dejës.
Aksioni i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00 dhe mësohet se do të vijojë gjatë gjithë ditës. Po ashtu bëhet e ditur se 40 forca policie, ndodhen në këto zona dhe po bëjnë të mundur asgjësimin e lëndës narkotike.
Ndërkaq po ashtu policia po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për kultivimin e bimëve narkotike. Operacioni i policisë, vjen në kuadër të aksioneve të ndërmarra nga efektivët blu në të gijthë vendin, me qëllim parandalimin dhe asgjësimin e lëndës narkotike të kultivuar në zona të thella të Shqipërisë.
Add new comment