Arkiv-Lajme të përditësuara
Itali, shqiptari ther me thikë fqinjin shqiptar, vdes 23-vjeçari
Një 23-vjeçar shqiptar është vrarë mizorisht nga fqinji i tij në Broni të Iltaisë, gjithashtu shqiptar, duke e therur me thikë në gjoks në hollin e banesës ku jetonte. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme pas një grindje të dhunshme mes tyre. I riu, Novi Kaçorri, u transportua me urgjencë për në spital, por me gjithë kujdesin mjekësor, shqiptari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët kanë debatuar për një cështje të vjetër mes tyre, dhe kjo është një nga pistat mbi të cilat policia po përqendron hetimet e saj.
Mister zhdukja e këngëtarit "Reni i Elbasanit", akuzohet ish-e dashura
Prej 29 Qershorit, familja e këngëtarit të muzikës tallava Hamza, nuk di asgjë për fatin e 21-vjeçarit nga Elbasani. Prej së dielës, këngëtari i komunitetit egjiptian, i njohur ndryshe me pseudonimin “Reni i Elbaasnit” nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e tij, nga momenti kur një telefonatë misterioze e nxorri nga shtëpia ku jeton me prindërit dhe bashkëshorten 9-muajshe shtatzënë.
…
Durrës, qëllon me armë në lokal.. pronari ja kthen reston me plumba
Një 38-vjeçar ka kërcënuar me armë rojen dhe pronarin e një lokali me muzikë live në zonën e Plazhit në Durrës, por situata është kthyer me shkëmbim zjarri mes palëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, në lagjen numër 13, ndërsa policia arrestoi të katërt personat e përfshirë në këtë konflikt.
Vlorë, zbulohen e asgjësohen 13 parcela me 702 rrënjë marijuanë
Policia e Vlorës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e 702 rrënjëve kanabis sativa në komunën Vllahinë të Vlorës.
Kështu nga kontrollet e ushtruara në territorin e e fshatit Penkovë të komunës Vllahinë, në vendin e quajtur “Përroi i Penkovës”, u zbuluan dhe u asgjësuan 4 parcela të mbjella me bimë narkotike kanabis sativa. Në këto parcela u gjendën 302 bimë narkotike me lartësi nga 1 m - 1.5 m.
Ektradimi i Ben Qimes nis nga e para, çështja kthehet në Fier
Ekstradimi i biznesmenit të Fierit Arben Isufaj, që njihet ndryshme me nofkën “Ben Qimja”, ka hyrë në një udhëkryq tepër të ndërlikuar dhe që mund të sjellë dështimin e ekstradimit të tij në Itali. Situata është përkeqësuar pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila pak kohë më parë ka marrë një vendim, duke vendosur të pranojë kërkesën e avokatëve mbrojtës të Isufajt, për kalimin e dosjes penale për shqyrtim në gjykatën e Fierit dhe jo në atë të Tiranës ku është zhvilluar.
Ekstradohet nga Italia 29-vjeçari kërkohej nga policia prej vitit 2010.
Sot rreth orës 15:30, zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ka kryer ekstradimin nga Milano drejt vendit tonë të 29-vjeçarit Elton Koxherri, i kërkuar për plagosje.
Sarandë, vjedhja e telave të korentit lë pa energji turistët.
Ndërprerja e energjisë pa paralajmërim në datat 2 dhe 3 ka shqetësuar turistët dhe banorët e zonave bregdetare në Delvinë dhe Sarandë.
Sipas njoftimit zyrtar të CEZ Shpërndarje mëngjesin e se premtes shkak i ndërprerjes së energjisë është vjedhja e 2 kilometra përcjellës nga rrjeti i shpërndarjes së energjisë elektrike në Sarandë.
"Specialistet e CEZ Shpërndarje mbrëmjen e 3 Korrikut konstatuan se në Linjën L30-22 Bistrica -2 Saranda 35 ishte grabitur një kampat në kilometrin 12 në orën 22:00."- thuhet në njoftimin e CEZ
Xhelal Mziu në seancë: Taksat ligjore, Gjykata të caktojë ekspert.
Në procesin gjyqësor ku i pandehur për shpërdorim detyre është kreu i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu dhe dy vartësit e tij, Mziu kërkon nga gjykata të caktohet një ekspert kontabël, pasi sipas tij taksa e vendosur për kompaninë “Gjoka” është konform ligjit dhe jo abuzive.
Pogradec, AKU kontrolle në lokalet pranë liqenit për sigurinë ushqimore.
Rritja e ndjeshme e turistëve të cilët frekuentojnë plazhin e qytetit të Pogradecit ka bërë që autoriteti kombëtar i ushqimit të ndërmarrë një aksion në bare, restorante dhe fast food përgjatë vijës liqenore.
Aksioni i cili ka në fokus të tij garantimin e sigurisë të ushqimit që konsumojnë qytetarët është përqendruar në 30 subjekte ku në 13 prej tyre janë konstatuar parregullsi. Sipas kreut të AKU-së shkeljet konsistojnë në mungesën e dokumenteve dhe kushteve higjeno-sanitare.
15 vjet burg se plagosi shokun Gruaja e tij e ngacmonte me sms.
Një 29- vjeçar u dënua me 14 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi tentoi që të vrasë shokun e tij, me të cilin kishte pasur një sherr sepse e shoqja e tij e ngacmonte vazhdimisht në telefon. Ngjarja ndodhi në Kamzë në fillim të këtij viti.
Sipas policisë shtetasin Shefki E. e ngacmonte vazhdimisht në telefon një grua. Edhe pas ndërroi disa herë numrin e telefonit, ishte e pamundur që ta shmangte shtetasen me inicialet F.B. Pasi telefonoi shtetasen, mësoi se ajo ishte bashkëshortja e S. Ai i tha asaj se nuk duhet ta shqetësonte më, pasi S. ishte edhe shoku i tij.